LAJMI I FUNDIT:

Me pistoletë të plastikës kërcënohet nëpunësi policor

Me pistoletë të plastikës kërcënohet nëpunësi policor

Një bashkëudhëtarë me automjetin “Golf” me targa të Shtipit, i cili është ndalur për shkak të shkeljes në komunikacion në rrugën “Përvomajska” në Vallandovë, me pistoletë të plastikës i është kërcënuar nëpunësit policor i cili ka kërkuar dokumente të identifikimit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për Q.S. (20), e cila së bashku me T.T. (35) nga Shtipi ka qenë në golf. Të dy janë arrestuar në stacionin policor, T.T. pasi ka filliar ta ofendojë policin, ndërsa (Q.S), pasi ka deklaruar se nuk mban letërnjoftim dhe e ka nxjerrë pistoletën. Kundër tyre do të ngriten edhe padi penale. /Telegrafi/