LAJMI I FUNDIT:

Piramida më e vjetër në botë në Egjipt hapet për publikun për herë të parë pas 90 vitesh

Piramida më e vjetër në botë në Egjipt hapet për publikun për herë të parë pas 90 vitesh

Një piramidë egjiptiane 4,700-vjeçare është shpëtuar nga shembja nga një firmë inxhinierike britanike dhe u hap për publikun për herë të parë pas gati 90 vitesh.  

Reklama

Piramida e Djoserit e lartë 60 metra besohet të jetë piramida e parë në Egjipt dhe ndërtesa më e vjetër në botë.

Ajo u ndërtua plotësisht nga guri nga arkitekti i lashtë egjiptian Imhotep në Saqqara në jug të Kajros, dhe besohej se ishte vendi i prehjes përfundimtare të mbretit Djoser, themeluesit të Mbretërisë së Vjetër.

Por trarët e gurit dhe blloku që mbështet strukturën janë dobësuar gjatë viteve të kaluara.

Peter James, një inxhinier nga Newport, Uells, filloi të rregullojë varrin e shkërmoqur në vitin 2011 dhe struktura tashmë është hapur përsëri për turistët.

Vizitorët tani janë në gjendje të eksplorojnë dhomën e varrimit të Mbretit Djoser për herë të parë që nga vitet ’30, kur u mbyll për shqetësimet e sigurisë.

Ndërsa varri u hap për anëtarët e shtypit dje, Z. James, Drejtor Menaxhues i Cintec, ndërmarrja nga Uellsi që riparoi piramidën, i tha The Times  se punimet e ndërtimit ishin të mbushura me rrezik.

“Në të vërtetë ishte jashtëzakonisht, jashtëzakonisht e rrezikshme”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kuleba për pezullimin e ndihmës amerikane: Ishte një incident, SHBA-të e dinë se çfarë është në rrezik

Kuleba për pezullimin e ndihmës amerikane: Ishte një incident, SHBA-të e dinë se çfarë është në rrezik

Evropa
Ukrainasi shkatërron me mortajë shtëpinë që rusët e përdornin si bazë – publikohen pamjet

Ukrainasi shkatërron me mortajë shtëpinë që rusët e përdornin si bazë – publikohen pamjet

Evropa
Zelensky: Disa sisteme raketore Patriot në jug mund ta ndryshojnë rrënjësisht situatën

Zelensky: Disa sisteme raketore Patriot në jug mund ta ndryshojnë rrënjësisht situatën

Evropa
Ministri serb i Mbrojtjes përmend “futjen e ushtrisë serbe në Kosovë” – por e din se paraprakisht duhet marrë leje

Ministri serb i Mbrojtjes përmend “futjen e ushtrisë serbe në Kosovë” – por e din se paraprakisht duhet marrë leje

Serbia
Inicialet

Inicialet "SRB" vendosen në ambasadën e Kosovës në Kroaci, reagon deputetja shqiptare Lekaj-Përlaskaj

Kroacia
Deklaratë e fuqishme nga Britania e Madhe: Do të mbështesim Ukrainën

Deklaratë e fuqishme nga Britania e Madhe: Do të mbështesim Ukrainën "pavarësisht se çfarë ndodh diku tjetër"

Botë
Kalo në kategori