LAJMI I FUNDIT:

Piramida e Keopsit ka një gabim inxhinierik! (Foto)

Piramida e Keopsit ka një gabim inxhinierik! (Foto)

Piramida e madhe e Keopsit u ndërtua rreth 4 mijë vjet më parë dhe është ndërtimi më imponues ndër ato që gjendet në rrafshnaltën e Gizës, në Egjipt.

Në ditët e sotme është një nga ato pak mrekulli nga e kaluara, të cilat mund të shikohen ende.


Piramida është e lartë 146 metra, mbështetet në një bazë katrore, brinjët e së cilës janë rreth 230 metra.

w4

Kur u ndërtua ishte e veshur me pllaka gëlqerore, të cilat më pas, në rrjedhën e historisë, u hoqën dhe u përdorën për të ndërtuar monumente të tjera.

Mungesa e kësaj veshjeje i ka penguar deri më ditët e sotme, studiuesit që të arrijnë të kryejnë një matje të saktë të anëve të piramidës.

Por tani, një grup kërkuesish i “Glen Dash Foundation”, një bashkësi kërkuesish që përdor sistemet më të avancuara teknologjike për të zgjidhur disa probleme arkeologjike, publikoi një studim në “Aeragram”, që u lejoi që ta zgjidhin këtë problem.

Gabim i vogël

w3

Kërkuesit, pas matjeve të kryera, arritën në përfundimin se pjesa e krahut lindor të piramidës ishte e gjatë mes 230,295 dhe 230,373 metrave. Ndërkohë që krahu perëndimor duhet që të shtrihej nga 230,378 metra deri në 230,436 metra. Kjo do të thotë që kishte një diferencë në gjatësi në brinjët e katrorit që mund të shkonte nga 8,3 deri në 14,1 centimetra.

Kompetenca të jashtëzakonshme

w1

“Edhe nëse ky gabim do të ishte vlera më e lartë që ne mund të kishim llogaritur, këto rezultate tregojnë se egjiptianët zotëronim kompetenca thuajse të pabesueshme për kohën kur jetonin. Madje ne në ditët e sotme, mundet vetëm që të spekulojmë se si ata mund të arrinin në të tillë precizon vetëm duke përdorur ato vegla e mjete pune që kishin në antikitet”, tha Glen Dash, inxhinieri përgjegjës për punën.

Punët vazhdojnë

Për të përcaktuar gjatësinë e brinjëve të piramidës së Keopsit, kërkuesit i nisin llogaritjet duke matur ato pak pllaka gëlqerore ende ekzistuese, skajet e të cilave prekin platformën në të cilën u ndërtua vetë ndërtesa madhështore.

w2

Më pas kërkuan me kujdes ekstrem shenjat që panelet e tjera mbuluese lanë në faqet e Piramidës, përcjell GSH.

Në total, ata zbuluan 84 pika gjatë skajeve origjinale të Piramidës.

Me këto rezultate, kërkuesit përdorën një metodë statistikore për të vizatuar vija bazike të mbulesës së piramidës e në këtë mënyrë, arritën që të nxirrnin përmasat e brinjëve të katrorit bazë të godinës.
Kërkuesit do të vazhdojnë që të bëjnë hulumtime me shpresën për të bërë një rrugëtim të matur, ose të nisin nga matjet e godinave për të shkuar më pas te veglat dhe se si përdoreshin ato.

Në këtë mënyrë, ata do të kenë një ide më të qartë për mënyrën se si punonin inxhinierët e ndërtimit në atë kohë.

Në trend Fun

Më shumë
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Interesante
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Kalo në kategori