Trajneri i Inter Stefano Pioli, ka folur pas humbjes ndaj Juvenstusit me rezultat 1-0.

Tekniku italian ka qenë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, por jo edhe me referimin.


“Në pjesën e parë në zonën e Juventusit ka pasur disa vendime jo të mira që ishin evidente, por qa na kanë penalizuar”.

“Këto janë ndeshje të ekuilibruara dhe momentet e atilla bëjnë diferencën. Ishin dy penallti për ne në pjesën e parë”.

234322914 48b154ac 1be9 4aea 92f5 8bf4572e2341

“Ishte një paraqitje e mirë ndaj kundërshtarëve të fortë. Humbëm nga gabimet tona. Ndeshja ishte e bukur, dy skuadrat kanë luftuar dhe kishte dëshirë për fitore”.

“Pjesa e parë ishte pothuajse e përfunduar dhe pastaj ata shënuan dhe për ne u bë çdo gjë më e vështirë”, ka thënë Pioli për Premium Sport. /Telegrafi/

telegrafi sport app