LAJMI I FUNDIT:

Pinterest aplikon për t’u bërë kompani publike

Pinterest aplikon për t’u bërë kompani publike
Guests log on to Pinterest during the Fall Fashion Event With Downy hosted by ELLE Magazine And Helena Glazer Of Brooklyn Blonde on September 30, 2013 in New York City. (Photo by Astrid Stawiarz/Getty Images for ELLE Magazine/Guliver)

Platforma sociale për kërkimin e imazheve Pinterest, ka aplikuar për të dalë në bursë në mënyrë të fshehtë pranë Komisionit Amerikan të Bursave dhe Letrave me Vlerë.

Siç raporton Wall Street Journal, Goldman Sachs dhe JPMorgan Chase që kanë marrë përsipër këtë proces kanë planifikuar të listojnë aksionet e kompanisë në bursë në fund të muajit qershor dhe presin që vlera e kompanisë që shkojë në 12 miliardë dollarë, përcjell Telegrafi.


Kompania e cila u vlerësua me 12 miliardë dollarë në financimin e fundit të vitit 2017, është një prej bizneseve teknologjike më popullore. Lajmi vjen në një kohë kur edhe Uber, Lyft, AirBnB dhe Slack janë duke konsideruar një dalje në bursë.

Kompania me seli në San Francisco është rritur me shpejtë që nga themelimi në vitin 2008 dhe sot ka 250 milionë përdorues aktivë në muaj.

Në vitin 2018, Pinterest solli 700 milionë dollarë të ardhura nga reklamat, një rritje me 50 për qind krahasuar me një vit më parë. /Telegrafi/