Pink ka zbuluar se ajo dhe djali i saj tre vjeçar Jameson kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.
Këngëtarja 40-vjeçare – emri i vërtetë i së cilës është Alecia Beth Moore , e bëri të ditur këtë përmes Instagramit, duke publikuar një fotografi me djalin e saj trevjeçar, teksa në mbishkrimin e saj tregoi diagnozën përpara se të kritikonte Qeverinë Amerikane për mungesën e testeve.
Ajo filloi duke shkruar: “Dy javë më parë djali im tre vjeçar, Jameson, dhe unë po shfaqnim simptoma të COVID-19”, shkruan DailyMail.
https://www.instagram.com/p/B-il39tJ57d/
“Për fat të mirë, mjeku ynë i kujdesit parësor kishte qasje në teste dhe unë u testova dhe rezultova pozitive. Familja ime tashmë ishte strehuar në shtëpi dhe ne vazhduam ta bënim këtë për dy javët e fundit pas udhëzimit të mjekut tonë. Vetëm disa ditë më parë ne u revituam dhe tani jemi fatmirësisht negativ”, shkroi ajo.
Përkundër lajmeve inkurajuese, Pink u sigurua të përdorë platformën e saj për të kritikuar qeverinë e ShBA-së për mungesën e testeve për coronavirusin.
Ajo vazhdoi: “Është një përpjekje absolute dhe dështim i qeverisë sonë për të mos bërë testime më të arritshme”.

“Kjo sëmundje është serioze dhe e vërtetë. Njerëzit duhet të dinë se sëmundja prek të rinjtë dhe të moshuarit, të shëndetshëm dhe jo të shëndetshëm, të pasur dhe të varfër, dhe ne duhet të bëjmë testimin falas dhe më të arritshëm për të mbrojtur fëmijët tanë, familjet tona, miqtë tanë dhe komunitetet tona”, ka shkruar tutje këngëtarja.
Pink vendosi t’i merrte gjërat në duart e saj pasi premtoi një dhurim shumë bujar në shumë prej një milion dollarësh për shkaqe mjekësore të përqendruara rreth COVID-19 me një përkushtim të ëmbël për nënën e saj Judy Moore e cila ishte një infermiere e dhomës së urgjencës.
Ajo shkroi: “Në përpjekje për të mbështetur profesionistët e kujdesit shëndetësor që po luftojnë në vijat e frontit çdo ditë, unë po dhuroj 500,000 dollarë në fondin e urgjencës së Spitalit Universitar Temple në Filadelfia për nder të nënës time, Judy Moore, e cila punoi atje për 18 vjet në Qendrën e Kardiomiopatisë dhe Transplantit të Zemrës”.

“Për më tepër, unë po dhuroj edhe 500,000 dollarë për fondin e urgjencës së kryetarit të bashkisë së Los Angelesit. Faleminderit për të gjithë profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor dhe të gjithë në botë që po punojnë kaq shumë për të mbrojtur të dashurit tanë. Ju jeni heronjtë tanë! Këto dy javë të tjera janë thelbësore: ju lutemi qëndroni në shtëpi”, shkroi Pink.
Pink është e martuar garuesin e famshëm të garave me motoçikletë, Carey Hart. Ata kanë gjithashtu edhe një vajzë tetë vjeçare të quajtur Willow. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjesti ‘harron’ për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Laerti e quan “naziste” Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Befasoi me numrin e madh të votave, Sala Jashari dikur ishte këngëtare dhe ka pasur një duet të famshëm me Rovena Stefën

Adriana Matoshi merr mbi 13 mijë vota në zgjedhjet parlamentare 2025, gara mbetet e hapur për ulësen e deputetes

Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame