LAJMI I FUNDIT:

Pink bën gjestin e madh – realizon dëshirën e një fanse të sëmurë nga kanceri

Pink bën gjestin e madh – realizon dëshirën e një fanse të sëmurë nga kanceri

Pink ka bërë realitet ëndrrën e një fanse të sëmurë nga kanceri.

Këngëtarja e “Raise Your Glass”, 42 vjeç, zhvilloi me një fanse një telefonatë tridhjetë minutëshe në Zoom muajin e kaluar, duke e ndihmuar atë të realizonte një nga qëllimet e fundit të mbetura në listën e saj të dëshirave.

Përtej të qenit një nga fansat më të mëdhenj të Pink-ut, Berberian është një vrapues elitar dhe konkurrente e Ironman, e cila ndodhet në spital pasi u diagnostikua me kancer.


Foto: Getty Images

Sipas ABC 6 , 63-vjeçarja përfundoi maratonën e saj të fundit në Filadelfia muajin e kaluar.

Më 27 nëntor, Berberian postoi një pjesë nga biseda e saj me Pink në Facebook dhe shprehu mirënjohjen e saj për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e kësaj ëndrre.

“Faleminderit të gjithëve që provuan dhe e bën të mundur kontaktin…Ëndrra jonë u bë realitet!!!”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.

Në video, Berberian e quajti vendimin e Pink-it për të folur me të “një akt të bukur mirësie”, duke u shprehur se kur mësoi se do të takoheshin, filloi të qante.

“Ti ma ndreqe ditën. Unë as nuk e di se çfarë është në listën time tani, sepse ju ishit deri tani në krye të kësaj”, ka thënë fansja e artistes, shkruan E!Online.

Ajo gjithashtu tha për Pink se muzika e saj është shpesh gjëja e parë që dëgjon në mëngjes. “Shumica e ditëve të mia nisin me këngën e ditës dhe zakonisht është një këngë e Pink. Kur unë garoj, është gjithmonë një këngë e Pink.”

Pink në anën tjetër, zbuloi se ishte një tjetër fanse që e informoi për dëshirën e Berberian dhe u mrekullua me historinë e saj.

Ju keni një lloj guximi që unë nuk e kuptoj. Ju po u sjellni ngushëllim njerëzve të tjerë që po ashtu po ecni nëpër këtë”, i tha Pink asaj.

Berberian ka folur për admirimin e saj për këngëtaren në të kaluarën, duke thënë për  NBC News , “Unë e admiroj që ajo është një grua që kërkon të vërtetën e saj; ajo është e fortë, ajo është e guximshme dhe të tilla janë vajzat Philly”.

Në fund të thirrjes së tyre, Berberian i dha Pink një mesazh të fundit: “Mos u dorëzo! Mos ndalo së bëri atë që po bën!”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Magazina
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Magazina
Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Magazina
Kalo në kategori