LAJMI I FUNDIT:

Pfizer: Pilula e re kundër COVID-19 ul normat e shtrimit në spital dhe vdekjeve deri në 90 për qind

Pfizer: Pilula e re kundër COVID-19 ul normat e shtrimit në spital dhe vdekjeve deri në 90 për qind

Kompania Pfizer tha sot (e premte) se pilula e saj eksperimentale antivirale për COVID-19 uli normat e shtrimit në spital dhe vdekjeve me gati 90 për qind, ndërsa prodhuesi i barnave i bashkohet garës për të sjellë ilaçin e parë të lehtë për t’u përdorur kundër coronavirusit në tregu amerikan.

Aktualisht, të gjitha trajtimet e COVID-19 të përdorura në SHBA kërkojnë një IV ose injeksion, shkruan AP News.


Pilula e konkurrentit Merck për COVID-19 është tashmë nën shqyrtim në Administratën e Ushqimit dhe Barnave pasi tregoi rezultate të forta fillestare dhe të enjten Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë që e miratoi atë.

Pfizer tha se do t’i kërkojë FDA-së dhe rregullatorëve ndërkombëtarë që të autorizojnë pilulën e saj sa më shpejt të jetë e mundur. Pasi Pfizer të aplikojë, FDA mund të marrë një vendim brenda javësh ose muajsh.

Pilula e parë në botë kundër COVID-19 do t'u shpërndahet pacientëve të parë brenda disa ditësh
Lexo po ashtu Pilula e parë në botë kundër COVID-19 do t'u shpërndahet pacientëve të parë brenda disa ditësh

Studiuesit në mbarë botën janë duke garuar për të gjetur një pilulë kundër COVID-19 që mund të merret në shtëpi për të lehtësuar simptomat, për të shpejtuar shërimin dhe për të zvogëluar barrën dërrmuese për spitalet dhe mjekët.

Pfizer publikoi sot (e premte) rezultatet paraprake të studimit të saj me 775 të rritur. Pacientët që merrnin ilaçin e kompanisë së bashku me një tjetër antiviral patën një reduktim prej 89 për qind në shkallën e kombinuar të shtrimit në spital ose vdekjes pas një muaji, krahasuar me pacientët që merrnin një pilulë bedel. Më pak se 1 për qind e pacientëve që merrnin ilaçin duhej të shtroheshin në spital dhe askush nuk vdiq. Në grupin e krahasimit, 7 për qind u shtruan në spital dhe pati shtatë vdekje.

Pfizer fillon studimin e ilaçit oral për parandalimin e COVID-19
Lexo po ashtu Pfizer fillon studimin e ilaçit oral për parandalimin e COVID-19

“Shpresonim që të kishim diçka të jashtëzakonshme, por është e rrallë që të shihni ilaçe të shkëlqyera që vijnë me pothuajse 90 për qind efikasitet dhe 100 për qind mbrojtje ndaj vdekjes”, tha Dr. Mikael Dolsten, shefi shkencor i Pfizer, në një intervistë.

Pjesëmarrësit e studimit ishin të pa vaksinuar, me COVID-19 të butë deri në mesatar dhe u konsideruan me rrezik të lartë për shtrimin në spital për shkak të problemeve shëndetësore si obeziteti, diabeti ose sëmundjet e zemrës. Trajtimi filloi brenda tre deri në pesë ditë nga simptomat fillestare dhe zgjati pesë ditë.

Pfizer raportoi pak detaje mbi efektet anësore, por tha se normat e problemeve ishin të ngjashme midis grupeve në rreth 20 për qind.

Zyrtarët e lartë të shëndetësisë në SHBA vazhdojnë të theksojnë se vaksinimi do të mbetet mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga infeksioni. Por me shumë persona të pa vaksinuar në mbarë botën – trajtimet efektive dhe të lehta për t’u përdorur do të jenë të nevojshme për frenimin e valëve të ardhshme të infeksioneve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori