Pikat e hundës me baktere të modifikuara gjenetikisht mund të mbrojnë kundër sëmundjes vdekjeprurëse
![Pikat e hundës me baktere të modifikuara gjenetikisht mund të mbrojnë kundër sëmundjes vdekjeprurëse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/07/Screenshot_1-64-780x439.png)
Pikat e hundës që përmbajnë baktere të modifikuara gjenetikisht, ‘miqësore’ mund të mbrojnë kundër një prej formave më të zakonshme dhe të rrezikshme të meningjitit, sipas rezultateve të një studimi të ri që përfshin 26 vullnetarë.
Prova e vogël – e para e këtij lloji – tregoi se të gjithë pjesëmarrësit ende mbanin bakteret në mënyrë asimptomatike në vrimat e hundës për të paktën 28 ditë, me shumicën (86 për qind) që e mbanin akoma 90 ditë më vonë.
Edhe më mirë, kjo mënyrë e shpejtë dhe e përshtatshme për të siguruar mbrojtje kundër infeksionit mund të zbatohet për të bllokuar llojet e tjera të baktereve dhe sëmundjeve – diçka që është shumë e nevojshme me rritjen e rezistencës antimikrobike ndaj ilaçeve ekzistuese.
“Kjo punë ka treguar se është e mundur për të mbrojtur njerëzit nga sëmundje të rënda duke përdorur pika hundësh që përmbajnë baktere miqësore të modifikuara gjenetikisht”, thotë Robert Read. “Ne mendojmë se kjo ka të ngjarë të jetë një mënyrë shumë e suksesshme dhe popullore për të mbrojtur njerëzit nga një sërë sëmundjesh në të ardhmen”.
Bakteria Neisseria meningitidis në shënjestër nga këto pika ndodh natyrshëm në hundë dhe fyt prej rreth 10 për qind e të rriturve; fatkeqësisht, në disa raste mund të pushtojë qarkullimin e gjakut, duke çuar në ptobleme të rrezikshme për jetën siç është meningjiti, shkruan Science Alert.
Këtu, shkencëtarët përdorën një version të modifikuar gjenetikisht të N. lactamica, gjithashtu një bakter hundor që ndodh natyrshëm. Antigjenet janë substanca të ndryshme që sistemi ynë imunitar mund të përdorë për të gjeneruar antitrupa kundër patogjenëve të lidhur me to; një prezantim i kontrolluar i antigjeneve për të gjeneruar një përgjigje imune është si funksionojnë shumica e vaksinave, për shembull.
Në rastin e këtyre pikave të hundës të ngarkuara me baktere, përgjigjja imune që rezultonte ishte më e fortë dhe më e gjatë në krahasim me kontrollet, duke e bërë GM-Nlac një kandidat premtues për gjenerimin e përgjigjeve imune ndaj baktereve të meningjitit.
Nëse meningjiti bakterial zë vend në qarkullimin e gjakut, mund të rezultojë në komplikime serioze, si dhe probleme të tjera si helmimi i gjakut, pasi indet rreth trurit dhe palcës kurrizore fillojnë të fryhen. Vdekja mund të ndodhë në më pak se katër orë pas fillimit të simptomave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ndiqni këto këshilla për t’i shpëtuar gripit të këtyre ditëve!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FluWorkplace15645-380x233.jpg)
Ndiqni këto këshilla për t’i shpëtuar gripit të këtyre ditëve!
![Të gjitha sëmundjet fillojnë nga nervat: Ekziston vetëm një brengë të cilën duhet ta keni në jetë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/stressed-couple-patients-at-564565-380x233.jpg)
Të gjitha sëmundjet fillojnë nga nervat: Ekziston vetëm një brengë të cilën duhet ta keni në jetë!
![Mësoni çfarë domethënie kanë tri ngjyra në pastën e dhëmbëve dhe përse janë të rëndësishme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/665-65162-H45435-380x233.jpg)
Mësoni çfarë domethënie kanë tri ngjyra në pastën e dhëmbëve dhe përse janë të rëndësishme
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re