Melania ka zbuluar një truk të vogël me të cilin e mban perfekt linjën e saj të trupit

Edhe pse Melania kujdeset për dukjen e saj, thekson që nuk shkon në ekstrem: “Jetoj jetë të shëndetshme, kujdesem për lëkurën time dhe trupin tim, mirëpo në asgjë nuk e teproj”.


Thotë që për linjën e saj të trupit meritë ka pija me të cilën e fillon çdo mëngjes, transmeton Telegrafi.

Smoothie nga përbërësit e preferuar i japin energji të mjaftueshme për gjithë ditën dhe e mbajnë shumë gjatë të ngopur.

Kjo pije është e shkëlqyeshme në kontrollimin e apetitit, por edhe në nxitjen e procesit të humbjes së peshës, për shkak të këtyre përbërëseve.

Veç kësaj, kurdo që ka nevojë për ëmbëlsira dhe ndien sulm të urisë, ajo e bën këtë pije.

“Kur ndiej nevojën për ëmbëlsira, unë e bëj këtë pije dhe pastaj ajo dëshirë kalon. Kur është fjala për këto situata, kanë dobi të pabesueshme”, ka thënë Melania.

dfdfdfd 3

Kështu duket receta për smoothie në të cilën betohet Melania Trump:

Përbërësit:

- spinaq të freskët;
- selino;
- karota;
- boronica;
- mollë;
- domate të kulluar;
- limon të kulluar;
- jogurt me pak yndyrë;
- disa pika vaj ulliri;
- fara chia;
- vitaminë D në pika.

Të gjithë përbërësit i vë në blender derisa të krijohet tretja e njëjtë dhe pija është e gatshme për konsumim. /Telegrafi/

jhjhjhjh