Veshkat tuaja kanë një sërë rolesh të rëndësishme në trupin tuaj, duke përfshirë eliminimin e substancave të dëmshme nga gjaku, balancimin e lëngjeve dhe presionit të gjakut dhe largimin e barnave nga trupi
Sëmundja e veshkave mund të jetë një diagnozë që ndryshon jetën, andaj është e rëndësishme të jetosh një mënyrë jetese që mbështet shëndetin e këtij organi të rëndësishëm.
Ndërsa disa kanë një predispozitë gjenetike ndaj sëmundjeve të veshkave, faktorë të tillë si stërvitja, dieta, pirja e duhanit, nivelet e presionit të gjakut dhe diabeti mund të rrisin gjithashtu rrezikun e zhvillimit të sëmundjes kronike të veshkave. Edhe pijet që konsumoni mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e veshkave.
Me këtë në mendje, është e rëndësishme të dini se soda, qoftë diete apo e rregullt, është një nga pijet më të këqija për veshkat tuaja, shkruan Eat This, Not That.
Pijet e gazuara kryesojnë listën e pijeve më të këqija për shëndetin e veshkave. Ju ndoshta e dini se pijet e gazuara nuk janë më ushqyesit, por mund të mos keni menduar se si ato ndikojnë në shëndetin e veshkave.
Si fillim, sasia e sheqerit në pijet e gazuara të zakonshme është një problem. Sipas një studimi të kryer në vitin 2015, konsumimi i më shumë se katër pijeve të gazuara të ëmbla në javë lidhet me një rrezik në rritje të zhvillimit të sëmundjes kronike të veshkave. Sheqeri i lartë në gjak mund të dëmtojë enët e gjakut në veshka.
Sheqeri i përqendruar në një kënaçe me sodë mund të prishë rregullimin e sheqerit në gjak. Konsumi duhet të jetë i kufizuar për ata me diabet ose sëmundje të veshkave.
Një tjetër përbërës që gjendet në pijet e gazuara të rregullta dhe dietike, dhe veçanërisht në Cola, është acidi fosforik. Hulumtimet tregojnë se pije të tilla që përmbajnë acid fosforik shoqërohen me probleme urinare që përfshijnë gurët në veshka dhe rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike të veshkave. /KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert