LAJMI I FUNDIT:

Pica me miell integral nga Pizza Crust

Pica me miell integral nga Pizza Crust

Si ushqim, pica çdo ditë e më shumë po gjen vend në tryezat tona. Tashmë ajo është bërë ushqimi i preferuar edhe i shumë familjeve në Kosovë.

Në fakt, shumica e familjeve hanë picë së paku një herë në muaj. Përveç picës me miell të zakonshëm, tani Pizza Crust gatuan edhe pica me miell integral.


Picat me miell integral përmbajnë më pak kalori, kanë dy herë e gjysmë më shumë fibra dhe kanë më pak natrium kur krahasohet me picat tjera te zakonshme.

“Klientët tanë e dinë që ne përdorim salcë domatesh të freskët dhe që brumi ynë është i veçantë. Pica jonë me miell integral është vazhdimësi e angazhimit tonë për të përdorur përbërësit më të mirë në mënyrë që t’ju ofrojmë klientëve tanë shijet më të mira”, ka treguar Riçard Coli nga Pizza Crust.

Picën me miell integral nga Pizza Crust mund ta merrni nga secili lloj i picës në meny, e cila vjen në katër madhësi të ndryshme dhe në kuti të reja të posa dizajnuara.

Studimet kanë vërtetuar se drithërat kanë një sërë përfitimesh shëndetësore, përfshirë rrezikun më të ulët të sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe sulmit në tru. Po ashtu ato sigurojnë përfitime të tjera shëndetësore duke përfshirë më shumë fibra dhe vitamina.

(artikull i sponsorizuar)

Artikull i sponzorizuar