Pharrell publikon videon e parë të bashkëpunimit me Chanel

301:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - MARCH 14: (EDITORIAL USE ONLY. NO COMMERCIAL USE) Pharrell Williams speaks on stage at the 2019 iHeartRadio Music Awards which broadcasted live on FOX at the Microsoft Theater on March 14, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for iHeartMedia) 28:"Getty Images for iHeartMedia
Muzikanti Pharrell Williams që nga tetori i vitit të kaluar kishte njoftuar për bashkëpunimin e tij me shtëpinë e modës, Chanel.
Asokohe, ai e kishte prezantuar koleksionin Cruise në Bangkok. Ndërsa tani, gjashtë muaj më vonë, në profilin e tij në Instagram, e ka publikuar një njoftim lidhur me këtë bashkëpunim.

Në videon 15 sekondëshe e ka treguar koleksionin, në të cilin do të përfshihen gjësende sportive me mbishkrimet "Coco" dhe "Chanel Pharrell".
Në ndërkohë, pritet se një bluza me krahë të gjatë "Pharrell", të bëhet një prej gjësendeve më të shitura nga koleksioni i ri.
Chanel nuk e ka linjën për të dy gjinitë ose për meshkuj, mirëpo kjo pritet të ndryshojë kur të dalë në treg koleksioni Pharrell. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































