LAJMI I FUNDIT:

Peza në “Top Talk”: Akti i presidentit, përpjekje për të marrë kompetencat ekzekutive

Peza në “Top Talk”: Akti i presidentit, përpjekje për të marrë kompetencat ekzekutive

Kryeministri Rama është i vendosur për të mos u tërhequr nga kandidatura e Sandër Leshajt, i cili tashmë nuk do të jetë ministër i Brendshëm, por zv.ministër i Brendshëm me kompetencat e ministrit. Kjo manovër politike shmang pëlqimin që duhet të japë me dekret Presidenti i Republikës për emërimin e ministrit të ri.

Për të folur mbi zhvillimet e fundit, në studion e emisionit “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte Sekretari për Marrëdhëniet me Medien në PS, Alfred Peza.

Duke iu referuar pikës së fundit të deklaratës zyrtare të Presidencës, ku thuhet se i është dhënë fund drejtimit të Shqipërisë me Sekretar të Parë, Peza thotë se në thelb kjo tregon klimën e krijuar pas vendimit të presidentit për të mos e firmosur dekretin e emërimit të ministrit të ri të Brendshëm.

Peza ngriti edhe një pikëpyetje, mbi faktin se kush është sfiduar nga kush dhe për çfarë.

“Nëse e bëjmë këtë diskutim, vijmë te debati në lidhje me të drejtën ose jo të Presidentit të Republikës për të marrë këtë hap nga pikëpamja kushtetuese, që për mua nuk ka të drejtë”, tha Sekretari i PS për Marrëdhëniet me Mediet, Alfred Peza.

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, sesi mund ta përkufizojë aktin e presidentit për të mos firmosur emërimin e Lleshajt si ministër të Brendshëm; akt kushtetues, antikushtetues, normativ normal apo akt force politike; Peza u shpreh se nga qëndrimi personal dhe jo zyrtar e konsideron si një përpjekje për të marrë kompetencat ekzekutive.

“Kjo, pasi Presidenti i Republikës si ka qartësisht të përcaktuara në Kushtetutë kompetencat e tij. Dua të sjell në vëmendje citimet edhe nga presidentët e tjerë, më konkretisht rasti i Nishanit për dekretimin e zotit Xhafaj, ku ka thënë se ‘unë nuk do të doja ta firmosja, por Kushtetuta nuk ma lejon, pasi për sa kohë kandidatura plotëson kriteret e një deputeti, unë jam i detyruar ta firmos’. Edhe në këtë rast, Meta, për aq kohë sa Sandër Lleshaj i plotëson kriteret për të qenë ministër i Brendshëm, sikurse edhe kandidat për deputet, nuk ka probleme të tjera. Çdo paqartësi apo argument duhej bërë transparent”, deklaroi Peza.

Peza theksoi se në rastin konkret presidenti po sillej si noter, pasi nëse nuk do të ishte i tillë, duhej të jepte sqarime se cilët kanë qenë elementët juridikë dhe kushtetues që e çuan atë drejt mosvendimmarrjes. /Top Chanel/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori