LAJMI I FUNDIT:

Peugeot prezanton ‘luanin’ me të cilin do të garojë në Rally (Foto/Video)

Peugeot prezanton ‘luanin’ me të cilin do të garojë në Rally (Foto/Video)

Prodhuesi francez, Peugeot, ka prezantuar modelin e ri, i cili do të garojë në Dakar Rally në vitin e ardhshëm.

Para së gjithash, vlen të ceket se automjeti do të tërhiqet nga motori V6 twin-turbo me naftë, me 345 КF (254 kW), ndërsa është e interesante se bëhet fjalë për një model që tërheq me dy rrota, gjegjësisht me të pasmet (megjithëse akoma nuk ekziston konfirmim zyrtar për këtë).

peur1


Nëse ndodh që ky model të triumfojë në rally, atëherë do të jetë automjeti i parë me naftë dhe me tërheqje me dy rrota që fiton në garën automobilistike.

Po ashtu, falë mënyrës së tërheqjes, ky automjet është më i lehtë në lëvizje se konkurrentët.

peur2

Carlos Sainz, Cyril Despres dhe Stephane Peterhansel do të vozisnin këtë lloj automjeti në rallyn që do të mbahet ndërmjet 4 dhe 17 janar 2015 në Buenos Aires. /Telegrafi/