LAJMI I FUNDIT:

Petulla kungulleshash të gatshme për 15 minuta: Darkë ideale verore!

Petulla kungulleshash të gatshme për 15 minuta: Darkë ideale verore!

Kafshatë e shijshme që nuk do ta harroni.

Përbërësit:

▪ 2 kungullesha të mëdha
▪ 2 vezë
▪ 2 qepë të reja
▪ 250 g miell
▪ pak djathë të grirë në rende
▪ kripë
▪ piper
▪ majdanoz sipas shijes
▪ pak pluhur për ëmbëlsira

Përgatitja:

Kungulleshat i grini në rende dhe i kriposni.

Pas 10 minutash kullojani mirë tepricën e ujit.

Shtoni qepen e grirë në rende, pastaj djathin, vezët, majdanozin, miellin, pluhurin e ëmbëlsirave dhe pak piper.

Tërë këtë masë përzieni mirë dhe fërgojeni në tigan në vaj të nxehtë.

Bëni gati petullat dhe vendosni në salveta që teprica e ujit të kullohet, pastaj qitni djathin e grirë në rende.

Mund t’i servirni me ajkë apo jogurt.

Ju bëfshin mirë! – transmeton Telegrafi.