Për ditën e fëmijëve, Petrol Company ka dhuruar donacion për rregullimin e ambientit të dhomës së trajtimeve për Shoqatën Down Syndrome Kosova.
Valentina Mekani nga Petrol Company, u shpreh se si kompani gjithmonë dëshirojnë të jenë afër fëmijëve, duke iu ofruar kushte më të mira të jetës.
Ajo tregoi se kanë ardhur deri tek rregullimi i një dhome për Shoqatën Down Syndrome Kosova.
“Duhet të dini që Petrol Company kur bëhet fjala për Ditën e Fëmijëve, 1 qershori di të kujdeset çdo herë të festoj së bashku me ta. Kësaj radhe kemi vendosur që bashkë këtë ditë ta presim me fëmijët me Sindromën Down…Ne çdoherë me 1 qershor mendojmë me e festuar bashkë me fëmijët. Vitin e kaluar e kemi pritur me fëmijët e hospitalizuar në Pediatri në repartin e leukemisë. Edhe këtë 1 qershor menduam me ardhë dhe me i takua fëmijët me Down Sindromë”, tha ajo.
Ajo tha se fal bashkëpunimit me DSK kanë arritur që të bëjnë rregullimin e dhomës së trajtimeve. Sipas saj, kjo është bërë në bashkëpunim me 2B Studio, e cila ka kontribuar në dizajnimin e këndit të dhomës në dizajnë dhe print.
“Kemi pa që këta kanë nevojë për një dhomë të terapisë së caktuar me inventar me e kompletua me u ndje pak më komod në kryerjen e terapisë së tyre. Pasi që veç kemi vendosur atëherë kemi marrë iniciativën së bashku me kolegët, duke bashkëpunuar gjithmonë me DSK dhe kemi vendosur ngjyrat edhe për gjithçka tjetër”, u shpreh ajo.
Mekani deklaroi se si kompani do të vazhdojnë të jenë pranë fëmijëve.
Ndërsa, Dafina që vajza e saj është me Sindromën Down dhe merr trajtim në shoqatë, thotë se një ambient i tillë do të ndikojë pozitivisht për të.
“Është shumë mirë për fëmijët tanë, këto ideja i mirëpresim me shumë dëshirë se janë të mira për zhvillimin e tyre. Të gjithë t’i përkrahim sa më shumë fëmijët dhe individët me nevoja të veçanta dhe me sindromën down. Po ashtu, Shoqata është një vend që ne prindërit e kemi gjetur mbështetjen shumë të madhe dhe iu ka ndikuar fëmijëve tanë, sidomos unë për vajzën time i ka ndihmuar shumë”, tha ai.
Luljeta nga Down Syndrome Kosova, tregoi se 50 fëmijëve nga mosha 0 deri në 12 vjet marrin shërbime në këtë Shoqatë.
“Shoqata DSK funksionon përmes dy programeve, programi për edukim të hershëm dhe programi për autonomi dhe aftësim profesional. Shërbimet terapeutike ofrohen pranë programeve për intervenim dhe edukim të hershëm, duke përfshi terapinë fizike, terapinë e gjuhës dhe komunikimit, dhoma në të cilën tanimë gjendemi. Janë gjithsej 50 fëmijë nga mosha 0 deri në 12 vjet të cilët marrin shërbime terapeutike pranë këtij programit. Një ndër elementet esenciale të cilat janë për mbarëvajtje të mirëfilltë të terapisë patjetër që është hapësira e cila duhet të jetë atraktive dhe e këndshme për fëmijët. Kushtet nuk ishin aq të mirë kur u vendosëm këtu, por falënderim të madh i takon edhe kompanisë Petrol që e plotësoi me këto të këndshëm”, tha ajo.
E Medina dhe Blendi kanë treguar se sa po iu pëlqen dhoma e rregulluar nga Petrol Company dhe se cili është këndi i tyre i preferuar.
“Dhoma e terapisë së zhvillimit në të folur më ka pëlqyer shumë qysh e kanë rregulluar me peshq, me tepihë”, rrëfeu Medina.
Po ashtu, për të gjithë fëmijët dhe të pranishmit Petrol Company nga restoranti i saj “Be Happy”, ka dërguar 15 shujta ushqimorë.
Petrol Company vitin e kaluar në ditën e fëmijëve kishte qenë së bashku me fëmijët që kanë qenë të hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre