LAJMI I FUNDIT:

“Petrol Company” e bëri me shtëpi të re familjen Blaka në Pejë

“Petrol Company” e bëri me shtëpi të re familjen Blaka në Pejë

Në një shtëpi që nuk i plotëson as nevojat elementare, jeton në varfëri dhe mjerim të skajshëm familja e Asmir Bajram Blaka nga qyteti i Pejës.

Për pesë anëtarët e kësaj familje, ushqimi dhe nevojat e tjera bazike sigurohen me të ardhura nga ndihmat sociale.


Kryefamiljari Asmir Bajram Blaka baba i tre fëmijëve, thotë se si i papunë mezi arrin të sigurojnë kafshatën e gojës dhe brengë kryesore ka sigurimin e një shtëpie për fëmijët e tij.

Problemet me zemër dhe kurriz po e pengojnë atë që të punojnë dhe të sigurojë bukën dhe një strehë të sigurt.

“Për momentin jo për shkak se nuk kam shkollë të kryer edhe shkaku i shëndetit kam pasur problem me zemër, me unaza, i kam edhe dokumentet nuk janë private por janë të spitalit… Kjo është shtëpi e huaj, jetoj me qira, shoqata “Edhe unë dua të jetoj” në krahë me Avdullah Bytyqin një qira me na pagua këtu solide, por siç e shihni edhe këtu kushtet janë të mjerueshme”, tha Blaka.

Mes lotësh Blaka tregon se truallin për ndërtimin e një shtëpie e ka siguruar falë mjeteve që njerëzit vullnetmirë i kanë ndarë për të, teksa kërkesa e tij e vetme është një kulm mbi kokë për familjarët e tij.

“Bëj apel kushdo që mundet hatri i këtyre fëmijëve edhe shtëpinë me na e bë…Djali dhe vajza shkojnë në shkollë…Më shumë u kujdes shkolla për këto punë për veshje populli”, tha Blaka.

E dielli në mes të dimri ngrohu për familjen Blaka kur në kuadër të kampanjës “Nga një cent për çdo litër, gëzojmë 8-të familje”, kompania e derivateve “Petrol Company” zgjodhi këtë familje ta gëzojë me ndërtimin e shtëpisë.

Tejet i gëzuar që më në fund do ketë një shtëpi për fëmijët dhe bashkëshorten e tij u shpreh kryefamiljari, Asmir Bajram Blaka.

Blaka derisa falënderon ata që kontribuuan ndërtimin e kësaj shtëpie tha se është mrekulli që deri dje nuk kishte asnjë shpresë për strehë, ndërsa sot ai e gëzon atë.

“Pa asnjë kosh që thonë me ardhur deri tek kjo shtëpi e mrekullueshme është mrekulli për mua dhe familjen time. Falënderoj zotërinë Jusaj, kryetarin e Pejës dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për blerjen e truallit, për ndërtimin e shtëpisë zotërinë Jusaj”, u shpreh Blaka.

E zonja e shtëpi, Figene Blaka në mes emocionesh e lotësh thotë është e lumtur që më në fund ka një strehë në këto ditë dimri.

“Shumë mirë po ndihem. Allahu iu shpërbleftë atyre, të cilët kanë hedhur një cent për ne dhe u bë kjo shtëpi…Faleminderit atyre që janë munduar për këtë shtëpi me na e bë neve dhe një faleminderit Petrol Company”, tha ajo.

Lumturia dhe gëzimi u pa edhe në fytyrat e fëmijëve, të cilët nga sot tashmë do ta kenë dhomën e tyre ku do të kalojnë netët dhe ditët e ftohta, ku do mund të mësojnë e të luajnë.

E udhëheqësit e kësaj kompanie patën edhe disa dhurata simbolike për vajzën dhe dy djemtë e Asmir Bajram Blakës.

Në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të shtëpisë drejtori i kompanisë së derivateve “Petrol Company”, Shkelzen Jusaj tha se kanë arritur të sigurojnë një kulm mbi kokë për familjen Blaka, e cila ka qenë në nevojë.

Derisa dje Shqipëria u godit nga tërmetet që sollën dhjetëra të vdekur dhe qindra të lënduar e dëme të mëdha, Jusaj shprehu keqardhjen e tij për këtë fatkeqësi natyrore dhe se ftoi të gjithë që t’i ndihmojnë vëllezërit shqiptar.

Jusaj njoftoi se kjo kompani që nga dita e djeshme ka ofruar edhe 10,000 litra derivate për transport. Ndërsa për familjen në nevojë ka ofron strehim për 4 familje. Ai iu ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë shprehur vullnet për të dërguar ndihma, të drejtohen në të gjitha pikat e “Petrol Company” për t’i siguruar derivatet e transportit pa pagesë, më hollësisht në telefonin 0800 800 89.

I pari i “Petrol Company”, përveç klientëve falënderoi edhe udhëheqësin e komunës së Pejës për krijimin e infrastrukturës për ndërtimin e shtëpisë për familjen Blaka.

“Jemi këtu për t’i dorëzuar shtëpinë për ta siguruar kulmin mbi kokë për Asmir Bajramit Blaka, familja e të cilit ka qenë familje nevojtare ne jemi shumë të lumtur që kemi pasur mundësi të bëjmë një gjest të tillë human edhe pse sot jemi të mërzitur dhe të dëshpëruar me rastin e tërmetit në Shqipëri me dëmet dhe viktimat e vëllezërve tanë. Ku edhe shfrytëzoj rastin që tu bëjë ftesë të gjithë atyre që kanë mundësinë dhe vullnetin përveç institucioneve të gjenden pranë vëllezërve tanë”, tha Jusaj.

I lumtur që tashmë në qytetin që ai e udhëheqë ka një familje më pak që jeton pa kulm mbi kokë është edhe i pari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili për familjen e Asmir Bajram Blakës ka uruar të gjitha mirat.

“Falënderojmë zotërinë Jusaj për ndihmën e madhe që e ka dhënë në ndërtimin e kësaj shtëpie dhe Asmirit i dëshirojmë jetë të lumtur dhe të qetë”, tha Muhaxheri.

“Petrol Company” vazhdon me kampanjën e saj humanitare ku do të ndërtojë edhe katër shtëpi tjera për t’i strehuar edhe katër familje në nevojë. Kurse, deri tani kjo kompani në bashkëpunim me klientët e saj ka ndërtuar 4 shtëpi e në ndërtim e sipër është edhe shtëpia e pestë, e cila shumë shpejt do i dorëzohet familjes në nevojë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori