LAJMI I FUNDIT:

Petritsch për “korrigjimin e kufijve”: Të organizohet një “Dejton 2” për Kosovën, aty të zgjidhen të gjitha problemet

Petritsch për “korrigjimin e kufijve”: Të organizohet një “Dejton 2” për Kosovën, aty të zgjidhen të gjitha problemet

“Ekziston rreziku i një konflikti të ngrirë në Kosovë. Do të ishte në interes të disa akterëve politikë, vendas dhe ndërkombëtarë, që të vazhdojë kjo periudhë jo stabile në rajon. Le të bëjmë gjithçka për ta ndaluar. Komisioni Evropian i udhëhequr nga Juncker, Mogherini dhe Hanh, së shpejti do të jetë një gjë e së kaluarës”, thotë Wolfgang Petritsch, ish i dërguari special i BE-së në Kosovë, i pyetur se çfarë do të thotë konflikt i ngrirë mes Prishtinës dhe Beogradit.

Siç shtoi diplomati austriak, vitin e ardhshëm janë zgjedhjet për Parlamentin Europian, “dhe kam frikë se përbërja e re e Komisionit Evropian nuk do të jetë e interesuar për të zgjidhur çështjen e Kosovës, për shkak se përbërja e mëparshme nuk e ka bërë një gjë të tillë”.


“Koha e marrjes së vendimeve është thelbësore”, tha ai në një intervistë për gazetën “Danas”.

Në pyetjen e “korrigjimit kozmetik të kufijve”, të cilën e sheh si një zgjidhje të mundshme për Kosovën, si dhe porosisë së kancelares gjermane Angela Merkel se nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan, Petrisch ka thënë se fjalët e saj “peshojnë”, dhe duhet respektuar mendimi i saj.

“Megjithatë, duke pasur parasysh dialogun e tanishëm të komplikuar midis Beogradit dhe Prishtinës, tani jam i bindur se ne duhet t’i dëgjojmë vendimmarrësit politikë më kujdesshëm në këto dy kryeqytete”, tha ai.

Sipas tij, “tani na ka mbetur konflikti i fundit historik, ai mes serbëve dhe shqiptarëve, dhe unë shoh se po krijohet një mundësi e zgjidhjes, ndoshta e fundit për shumë vite”.

“Unë jam plotësisht i vetëdijshëm se korrigjimet kufitare kanë mangësi të mundshme nëse nuk zbatohen me kujdes në bashkëpunim të ngushtë me OKB-në, BE-në dhe OSBE-në. Unë sugjeroj që të përgatitet një dokument i detyrueshëm për të ndaluar të gjitha kontestet e ardhshme kufitare, duke përfshirë çështjen e Bosnjës”, tha Petrisch.

I pyetur nëse mendon se ekziston mundësia që zgjidhja përfundimtare rreth çështjes së Kosovës të gjendet në një konferencë ndërkombëtare, të ashtuquajtur “Dayton 2”, Petrisch thotë se mund të imagjinojë një format të ngjashëm me Dejtonin.

“Unë mbështes fuqishëm që këtu të përfshihet edhe Rusia, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të pastrohet situata post-Jugosllave dhe të përqendrohet plotësisht në çështjet vitale politike dhe ekonomike si dhe në të ardhmen e BE-së, e cila përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor si partnerë të barabartë”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori