LAJMI I FUNDIT:

“Petkoviq i di mirë kufijtë e Kosovës”, “Puna me Listën Serbe është si me partitë opozitare në Kosovë” – reagimi i Velës dhe deklarata e ambasadorit Hovenier

“Petkoviq i di mirë kufijtë e Kosovës”, “Puna me Listën Serbe është si me partitë opozitare në Kosovë” – reagimi i Velës dhe deklarata e ambasadorit Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë të martën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë dhe presin që Lista Serbe të marr pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës.

Ambasadori Hovenier po ashtu është shprehur edhe për takimin e përfaqësuesve të Listës serbe në Washington me të dërguarin për Ballkanin e Perëndimor, Gabriel Escobar, pas disa komenteve që ishin lidhur me këto takime.

“…Pashë disa komente të Listës Serbe pas takimit dhe dua të theksoj disa gjëra. E para është që SHBA-ja e konsideron Kosovën të jetë, dhe që nga viti 2008 nga shpallja e pavarësisë, ne e kemi njohur të jetë shtet i sovran, i pavarur dhe demokratik.


Puna që bëjmë ne me Listën Serbe, si parti politike e Kosovës, është puna që e bëjmë edhe me të tjera parti opozitare në Kosovë. Nuk duhet të ketë pyetje apo sugjerim për qëndrimin e SHBA-së se Kosova është tjetër pos shtet i pavarur”, tha Hovenier.

Ambasadori shtoi se kjo përfshin veriun e Kosovës. “Siç e kam thënë shumë herë, ne e dimë saktësisht ku është kufiri. Është veriu i Mitrovicës. Ne duam që Lista Serbe ta luajë rolin e vet si parti politike në Kosovën sovrane, të pavarur dhe demokratike…” ka thënë Hovenier.

Hovenier, Listës Serbe: E dimë saktësisht ku është kufiri – ju jeni parti opozitare në Kosovën e pavarur
Lexo po ashtu Hovenier, Listës Serbe: E dimë saktësisht ku është kufiri – ju jeni parti opozitare në Kosovën e pavarur

Ambasadori amerikan gjithashtu ka kërkuar depërshkallëzimin e plotë të situatës në veri. Ai para mediave ka thënë se SHBA-ja kërkon zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura.

Ndërkaq, lidhur me këto deklarata ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Në një shkrim në Twitter, Petkoviq ka thënë se “Kufijtë e Kosovës janë të Serbisë”, duke përmendur kështu Rezolutën 1244 të OKB-së.

Lista Serbe merr mesazhe të qarta nga SHBA-ja
Lexo po ashtu Lista Serbe merr mesazhe të qarta nga SHBA-ja

“Ne e dimë mirë ambasador Jeff Hovener, kufijtë në Kosovë, janë kufijtë e Serbisë në përputhje me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të OKB-së. Dhe Lista Serbe është zgjedhja dhe zëri i popullit serb që mbron interesat kombëtare të popullit të tij në Kosovë, jo të ambasadave të huaja”, ka deklaruar Petkoviq.

E komentet e Petkoviqit kanë nxitur edhe reagimin e Blerim Velës, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani.

Vela, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Petkoviqi e di më së miri ku janë kufijtë e Kosovës, sepse e shënon në kërkesat e tij për ta vizituar shtetin tonë.

“Nga të gjithë zyrtarët e Serbisë, ju e dini më së miri se ku janë kufijtë e Kosovës, gjë që ju e shënoni me rregull në kërkesat tuaja për të vizituar Kosovën”, ka shkruar Vela, përcjell Telegrafi.

Ai gjithashtu ka reaguar ndaj deklaratës së Petkoviqit se Lista Serbe është parti e serbëve etnikë të Kosovës.

“Lista Serbe është e regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës – sipas ligjeve të Kosovës”, ka thënë ai.

Shefi i kabinetit të Presidentes ka ironizuar edhe me vizitën e delegacionit të Serbisë në Kinë, në të cilin bën pjesë edhe Petkoviq, duke pyetur “Petre a ndjeni akoma lodhje nga ekskursioni juaj në Kinë?”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori