LAJMI I FUNDIT:

Petkov për veton ndaj RMV-së: Kuvendi bullgar ka marrë vendim historik

Petkov për veton ndaj RMV-së: Kuvendi bullgar ka marrë vendim historik

Kryeministri bullgar Kirill Petkov, ka folur në lidhje me vendimin e Kuvendit të Bullgarisë, i cili i ka dhënë dritë jeshile propozimit francez për kontestin me Maqedoninë e Veriut.

Petkov në një postim në Facebook ka shkruar se Kuvendi i Bullgarisë sot ka sjellë vendim historik, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Parlamenti bullgar sot miratoi një vendim historik që i jep dritë jeshile propozimit francez për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Integrimi i Ballkanit Perëndimor është me interes strategjik për Bashkimin Evropian”, ka shkruar Petkov pas votimit në Asamblenë Kombëtare Bullgare që miratoi propozimin francez për Maqedoninë e Veriut.

Bullgaria largon veton ndaj Maqedonisë së Veriut
Lexo po ashtu Bullgaria largon veton ndaj Maqedonisë së Veriut

Sipas këtij vendimi, Kuvendi i jep të drejtë Qeverisë në dorëheqje të Petkovit të miratojë kornizën negociuese dhe përfundimet e propozuara nga kryesimi francez me BE-në për zgjidhjen e kontestit në mes Shkupit dhe Sofjes, nëse plotësohen kushtet.

“Zbatimi efektiv i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, garantimi i të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes futjes së tyre në Kushtetutë, asgjë në procesin e anëtarësimit të RMV nuk duhet të interpretohet si njohje e gjuhës maqedonase nga Bullgaria dhe garancë nga BE se e gjithë kjo do të përmbushet”, janë kushtet e vendosura nga Sofja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori