Petkov: Maqedonia e Veriut duhet të fillojë negociatat me BE-në sa më shpejtë të jetë e mundur
Komisioni për Çështje Historike, ka arritur përparim në negociatat për çështjet historike mes dy vendeve. Kështu ka njoftuar kryeministri bullgar Kirill Petkov në takimin në Sofje të shefave të shteteve nga Evropia Juglindore, anëtare të NATO-s. Petkov gjithsesi nuk zbuloi detaje se për çfarë është arritur përparim.
Petkov duke folur për veton bullgare sa i përket negociatave mes RMV-së dhe BE-së, theksoi se është vërejtur përparim i madh ndërsa për shumë çështje të cilat janë dukur të vështira, tani thotë se ndjehet pozitivizëm se mund të zgjidhen.
“Komisioni për histori më njoftoi për disa personalitete të rëndësishme historike dhe trajtimin e tyre. Do t’ju jap disa hollësi. Erdhëm deri tek përparimi rreth atyre çështjeve, në mënyrë shumë konstruktive dhe realiste që na hapë mundësi për përshpejtim të negociatave tona. Gjithsesi do të më duhet të marr unë dhe partnerët e mi të koalicionit raport të plotë nga Komisioni, por sapo ta marrim atë raport, kjo do të shkojë shumë shpejt”, tha Petkov.
Ai vlerësoi se po intensifikohet dialogu me Maqedoninë e Veriut dhe në disa javët në vijim pret të përshpejtohet.
“Punojmë së bashku, kemi takime dhe shpresoj se në disa javët në vijim do të përshpejtojmë, Gjithashtu dëshiroj të them edhe se kemi lajme të mira për një pjesë të takimeve bilaterale mes ministrive të ndryshme. Siç e dini, vazhdimisht nënshkruajmë memorandume. Kam lajme të mira edhe për Komisionin për histori. Disa gjëra që ishin të vështira për t’u tejkaluar, tani duken sikur kanë mundësi reale për tejkalim. mendoj se përgjigja ime ua tregoi qëllimet e mia për të arritur rezultate sa më parë të jetë e mundur. jam optimist për tërë procesin, jam optimist se do të arrijmë gjithçka që projektuam me Dimitrin sa më parë”, vlerësoi Petkov.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova