LAJMI I FUNDIT:

Peticion për hetimin e udhëheqësve të ”Për Maqedoni të Përbashkët”

Peticion për hetimin e udhëheqësve të ”Për Maqedoni të Përbashkët”

Nisma ”Tavolina Kritike” ka inicuar një peticion online përmes së cilit kërkohet hetim ndaj Boban Ilievskit, Dragan Durlovskit, dhe Boris Damovskit për përfshirjen e tyre në dhunën ndaj deputetëve dhe gazetarëve më 27 prill të këtij viti, njofton Telegrafi.

Në arsyetimin e nismës mes tjerash thuhet se ”më 27 prill të vitit 2017, të enjten e përgjakshme, ishin të lënduar më shumë se 100 njerëz, në mesin e tyre deputetët dhe kryetari i shumicës së parlamentare, gazetarë, qytetarë dhe policë.

Sulmuesit ishin protestues nga lëvizja ,,Për Maqedoni të Përbashkët”, të cilëve u shpërndahej nxitje dhe urrejtje dhe thireshin në dhunë. Dëgjoheshin thirrje te tipit ,,Maqedoni e pastërt”, ,,Le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar” dhe u paralajmëruan deputetët që ,,me dhunë mund të dalin nga Parlamenti i RM”.

Pressi i përbashkët i EU,NATO,USA dhe OBSE i kualifikuan ndodhitë si ,,sulm i organizuar mbi Parlamentin”. Sipas deputetëve që ishin të sulmuar natën e njejtë, ndodhi “provë për vrasje” për disa nga të zgjedhurit nga populli.

Dhe pas gjithë kësaj, reth dy javë pas të enjtes së pergjakshme, njerëz që paraqiten si udhëheqës gjatë kohes kur zhvillohen protestat e lëvizjes ,,Për Maqedoni të Përbashkët”, Bogdan Ilievski, Boris Damovski dhe Igor Durlovski, akoma nuk janë të arrestuar ose të ndëgjuar nga gjukata publike për rolin e tyre në sulmin e organizuar mbi Parlamentin.

Disa prej tyre akoma vazhdojnë me udhëheqjen e protestave të njejta. Për atë, bejmë thirje tek kompetentët, mbi të gjitha tek Gjykata publike, të hapin hetim kundër personave të lartpermendur, me qëllim që të vërtetohet roli i tyre në sulmin në Parlament dhe në sulmet e asaj nate.”

Nëse dëshironi ta nënshkruani peticionin, atëherë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori