LAJMI I FUNDIT:

Peticion BE-së kundër ndarjes së Kosovës, Mjeku: BE po e detyron Kosovën të hyjë në negociata të pa barabarta (Video)

Peticion BE-së kundër ndarjes së Kosovës, Mjeku: BE po e detyron Kosovën të hyjë në negociata të pa barabarta (Video)

Kanë nisur veprimet në rrjetet sociale kundër ndarjes së mundshme të Kosovës.

Avokati Getoar Mjeku, ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve me anë të një peticioni online , i cili u drejtohet zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, kundër ndarjes së Kosovës.

Avokati Mjeku, tregon edhe për arsyet që e kanë nxitur atë, ta filloj këtë peticion.


“E kam nisur këtë peticion sepse Bashkimi Evropian po e detyron Kosovën të hyjë në negociata të pabarabarta me Serbinë. Prej këtyre negociatave në formatin që po zhvillohen aktualisht, ka gjasa të përfiton vetëm Serbia, sepse kjo e fundit e ka bërë të ditur se nuk do ta njeh Kosovën”, thotë për RTV Dukagjinin avokati Getoar Mjeku.

Në peticion janë të përfshira pesë parime, të cilat siç thuhet duhet të respektohen në mënyrë që të arrihet stabiliteti, paqja dhe demokracia në Evropë.

“Pika e parë ka të bëjë sa me sovranitetin e Kosovës po aq edhe me vlerat evropiane, pika e dytë është kërkesa që Serbia të njeh Kosovën, pika e tretë ka të bëj me mbrojtjen e pakicës serbe në Kosovë, pika e katërt ka të bëj me autoritetin e drejtuesve tanë, ose drejtuesve të Kosovës për të hyrë në këto negociata dhe pika e pestë ka të bëj me atë që nëse bëhen negociata dhe arrihet një marrëveshje, ky traktat duhet t’i shërbejë paqes dhe demokracisë në mbarë Evropën, përndryshe kemi me rreziku të ardhmen tonë evropiane”, shprehet Getoar Mjeku, përcjell Telegrafi.

Vetëm ditën e parë të peticionit, janë mbledhur rreth 1500 nënshkrime, ndërsa deri më tani janë rreth 2500 nënshkrime.

Avokati Mjeku, kërkon nga intelektualët në Kosovë që ta përkrahin këtë peticion./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori