LAJMI I FUNDIT:

Pëson defekt teknik në aeroplan, piloti detyrohet të aterrojë në autostradë (Video)

Pëson defekt teknik në aeroplan, piloti detyrohet të aterrojë në autostradë (Video)

Një aeroplan i vogël është shfaqur nga askund dhe ka aterruar në një autostradë në Kaliforni, duke i lënë gojëhapur shoferët e veturave që në ato momente ishin dëshmitarë të një ngjarje të pazakontë.

Edhe pse aterrimi ishte bërë sipas rregullave dhe pa ndonjë gabim, situata dukej surreale. Pamjet janë filmuar nga shoferi i një veture, i cili po lëvizte pas aeroplanit që aterroi në autostradë, transmeton Telegrafi.


“Nuk e di se si ka arritur ta shmang trafikun e dendur. Është një mrekulli”, ka deklaruar polici i trafikut Travis Garrow.

Aterrimi në një autostradë jo larg San Antonios, kishte ndodhur për shkak të një defekti teknik në aeroplani që detyroi pilotin të zbret në rrugë. Policia amerikane ka njoftuar se nuk ka pasur të lënduar e as dëme materiale. /Telegrafi/