LAJMI I FUNDIT:

Pesimistët

Pesimistët

Kurrë nuk mund të shkaktosh vuajtje aq të thella dhe me aq gëzim sesa kur e bën për shkak të bindjes fetare. (Blaise Pascal)

Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com 

Ata që pajtohen, ata që dorëzohen janë barrë e vetvetes dhe të shoqërisë. Për ta pasuria nuk ekziston, por lumturia. Sigurisht lumturia nuk mund të jetë e vazhdueshme, ndryshe nuk do të ishte lumturi.

Lumturia ka shumë elemente. Pra është më lehtë të bëhesh i lumtur sesa i pasur, sepse pasuria nuk të çon medoemos në lumturi, përkundrazi, lumturia të çon në pasuri.

Ekzistojnë dy kategori njerëzish: ata që binden dhe ata që komandojnë. Atëherë vendos, nëse dëshiron që të jesh dikush, përvetëso këshillat e këtij libri. Imponimi është një e drejtë, është edhe detyrë, sepse, duke imponuar theksohet edhe personaliteti ynë, arrihen qëllimet që ia kemi vënë vetes.

Njerëzit në pjesën më të madhe janë të dobët, të pavendosur, të lëkundshëm. Napoloni duke u imponuar në disa rrethana të përshtatshme është bërë perandor. Lincolni është munduar ta bëjë bashkimin e Amerikës duke zbatuar artin e imponimit në momentin më të përshtatshëm.

Arti i imponimit përbën sekretin për të dominuar të tjerët, si në plane të vogla edhe në ato të mëdha që paraqet jeta. Por, mos të harrojmë një gjë: shekullin që jemi, shkrimet, fjalimet, fjalët që kanë marrë përmasa të mëdha, ato mund ta humbin çdo vlerë nëse nuk janë të lidhura, e arsyetuara me fakte, me dëshmi të vërtetuara.

E vërteta e pamohueshme është se jetojmë në një shekull pozitiv. Informata, lajmi, arrin te çdo individ 24 orë në çdo cep të rruzullit tokësor. Këtyre viteve pas lufte është kah zhvillohet një politikë e mjerë, një torturë e paparë, është një e keqe më e madhe. Ata nuk e kuptojnë, ata ngulin këmbë, në gjërat që nuk kanë mundësi të ndikojnë dhe të ndërhyjnë.

Nuk e kuptojnë këtë fenomen, tërë kohën ankohen duke akuzuar, sepse kanë kohë të merren me thashetheme, janë të prirë të mos përballen me realitetin, zhvendosin problemin për t’i ikur ballafaqimit, ndaj edhe dështimi i suksesit është prezent, se varet nga të tjerët. Sa më parë duhet të përballemi me realitetin tonë dhe të mos ngurojmë për pozitën që e kemi, pa hezitim të kërkojmë ndihmë nga të afërmit dhe nga personat që na respektojnë.

Ndihma është falas, nuk kushton asgjë, por vlen shumë. Këto kërkesa janë për ata persona që janë të gatshëm ta pranojnë realitetin, janë të gatshëm të kërkojnë ndihmë, janë të gatshëm të ballafaqohen me kërkesat e veta reale, këto raste janë të thjeshta për t’i shkruar, por kërkohet një sakrificë për të mirën tonë e cila mirë a keq na imponohet.

Nëse një njeri do ta kishte mundësinë t’i ndiqte për një ditë të tërë, të gjitha gabimet e njerëzve që ndodhin, në gazeta, në punë, në politikë, në ekonomi, në komunikacion, në TV… ai fatkeq, kushdo qoftë, do të ishte i dërmuar, do të ishte i rraskapitur, ai do të ketë shpenzuar aq energji sa që do të ketë harruar se ku e ka kokën, do të thotë se ka rënë në grackë të së keqes, i ka lejuar vetes të jetë peng i gazetave ditore, të televizioneve, politikanëve të pandërgjegjshëm, të shoferëve që ngasin veturat me shpejtësi të madhe në trafikun e dendur, të kompanive telefonike, të bankave dhe tregtarëve të pandërgjegjshëm, që na ofrojnë shërbime në dëm të xhepit tonë, kanë arritur të na marrinë paratë që
nuk i kemi, të na bëjnë borxhli tërë jetën te punëdhënësi, të bëhemi peng i bankave me kamata ekstreme tërë jetën…

E tërë ekzistenca jonë sociale është duke rrëshqitur në varfëri të skajshme, që i varfri të bëhet më i varfër. Fajtorë për këtë gjendje janë ata që kanë pushtet, ata injorantë që kanë grada, ata që e udhëheqin shtetin tonë të varfër. O Zot i madh? Politika ka depërtuar atje ku nuk e ka vendin, politika e ka marrë rolin e profesionistëve. Njerëzit flasin, flasin për politikë, mandej për motin, mandej për nxehjen globale, prapë kthehen te politika, por kot, vazhdojnë të merren me paragjykime. Nuk dimë të flasim për asgjë tjetër.

Nuk ka gjë më të keqe që të flasësh, të bisedosh, për gjërat që nuk të përkasin, që nuk të takojnë, që nuk kemi mundësi të ndryshojmë gjë. Njeriu mesatar, i zakonshëm, i pasur, i njohur, i vlerësuar, i respektuar, i kënaqur me vetveten, nuk ka kohë të merret me gjëra që nuk i takojnë, është i lirë, është vetvetja, është pronar i vetvetes.

Duhet të jesh i verbër nga mendjemadhësia. Dëgjoni këta fatkëqij të mbledhur për çdo ditë përreth tavoline, flasin, çdo ditë të njëjtat gjëra, duke harruar obligimet dhe kërkesat që na takojnë.

O njeri i ngratë mos u merr me thashetheme, mos fol për gjërat që nuk të përkasin. Trokitje në portën e konspiracionit o njeri, a nuk ke punë më të mençur? /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori