Skulptura ikonike e “Peshkatarit” në Durrës është dëmtuar sërish. E vendosur në shëtitoren bregdetare “Taulantia”, pranë zonës së njohur si “Sfinksi”, kjo vepër është një ndër simbolet më të njohura të qytetit dhe tërheq vëmendjen e shumë qytetarëve dhe turistëve.

Pavarësisht se ishte restauruar dy herë brenda një viti dhe ishte rikthyer në vendin e saj, skulptura ka pësuar përsëri dëmtime mbrëmjen e kaluar.


E realizuar nga skulptori Dylber Neziri dhe e vendosur buzë detit në vitin 2016, ajo është kthyer në një simbol të identitetit urban të Durrësit.

Megjithatë, bashkë me skulpturën e këngëtares Tina Turner, ajo mbetet një nga veprat e dëmtuara më shpesh në qytet.