LAJMI I FUNDIT:

Peshkatari palestinez gjen shishen me një letër brenda, habitet kur e kupton nga cili vend kishte ardhur dhe çfarë shkruante në të (Foto)

Peshkatari palestinez gjen shishen me një letër brenda, habitet kur e kupton nga cili vend kishte ardhur dhe çfarë shkruante në të (Foto)

Peshkatari palestinez Jihad al-Soltan është befasuar, kur jo shumë metra larg plazhit afër Gazës, gjeti në det një shishe e cila brenda kishte një letër, raporton Reuters.

Shishja me një mesazh brenda kishte “lundruar” nëpër Detin Mesdhe për më shumë se 800 kilometra, kurse në ujë ishte hedhur nga një plazh në ishullin grek Rodos. Atë e kishin hedhur një çift anglez, të cilët gjatë korrikut kishin shkuar për pushime në Rodos, transmeton Telegrafi.


“Jemi për pushime në Rodos dhe do të dëshironim të dimë deri kur do të lundroj kjo shishe. Na lajmëroni, edhe nëse arrin deri tek plazhi tjetër”, thuhej në porosinë brenda shishes të cilën e kishin shkruar Zac Marriner dhe Bethany Wright.

Peshkatari palestinez menjëherë u kishte kthyer përgjigje studentes britanike dhe të dashurit të saj, të cilët i kishin shkruar edhe adresën e tyre elektronike.

Soltan ka pranuar se ka qenë i befasuar kur e kuptoi se shishja kishte arritur të “depërtoj” dhe të kaloj të gjitha pengesat e Detit Mesdhe, pavarësisht bllokadës detare nga ana e Izraelit dhe zonës së kufizuar për peshkim, të cilën izraelitët e kishin fut në fuqi si arsyetim se me këtë veprim po mundohen të parandalojnë kontrabandimin e armëve nga ana e Hamasit.

“Për dallim nga ne peshkatarët që nuk guxojmë të lundrojmë më larg se 8 kilometra nga bregu, kjo shishe ka arritur të kaloj përmes ujërave ndërkombëtare dhe të kaloj një numër të madh të kufijve. Shpresoj që edhe ne një ditë do të jemi si ju të lirë”, ka shkruar Soltan. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Një turist  në Norvegji është gjobitur me rreth 1,000 euro për shkak se iu afrua shumë një “lope deti”

Një turist në Norvegji është gjobitur me rreth 1,000 euro për shkak se iu afrua shumë një “lope deti”

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Kalo në kategori