LAJMI I FUNDIT:

Peshkaqeni sulmon serfistin, 28-vjeçari nuk u përballon plagëve, ndërron jetë (Foto)

Peshkaqeni sulmon serfistin, 28-vjeçari nuk u përballon plagëve, ndërron jetë (Foto)

Ditën e sotme, një sulm nga një peshkaqen në bregdetin e ishullit Reunion, në Oqeanin Indian, ka rezultuar fatale për 28-vjeçarin.

Viktima 28-vjeçare është raportuar se nga ky sulmi ka humbur njërën nga këmbët e tij dhe si pasojë ka gjetur vdekjen pasi nuk mundi t’i shpëtonte plagëve.

Sipas mediave lokale, përcjell tch, ky është sulmi i dytë nga një peshkaqen gjatë këtij viti.

Viktima, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur u kthye në tokë nga rojat bregdetare të shpëtimit, këmba e tij ishte thyer dhe kishte humbur një sasi të madhe gjaku.