Peshkaqeni mbyt një 50 vjeçar – gruaja po shikonte horrorin nga plazhi (Video)

Emri i tij ende nuk është bërë i ditur. Thuhet se po notonte në anën lindore të plazhit Clarkes në Byron Bay, kur ai u sulmua.
Inspektori Bobbie Cullen deklaroi se ngjarja ndodhi rreth orës 10:45, kur policia mori thirrjen për një burrë që po zvarritej në ujë me dëmtime të mëdha në këmbën e djathtë.
"Ai ishte një vendas nga Bay Byron, dhe gruaja e tij ishte në plazh në kohën e sulmit", tha Cullen.
Një person që ndodhej në zonën e plazhit u përpoq që të shpëtonte 50-vjeçarin duke e nxjerrë atë nga uji në rërë, por ai kishte vdekur. Ai tha se kishte parë një peshkaqen dy metra të gjatë që po masakronte viktimën.
"Mu duk sikur pashë disa alga deti, por ato ishin gjak në ujë", tha ai, duke shtuar se viktima kishte vdekur në momentin e sulmimit.
Policia dhe shërbimet e emergjencës filluan menjëherë kërkimet për të gjetur peshkaqenin dhe zbuluan një peshkaqen të bardhë në afërsi të vendngjarjes.
Kjo ngjarje tronditi gjithë vendin. Sulmi i fundit nga një peshkaqen në këtë zonë ka ndodhur në vitin 1993. /shekulli/




















































