LAJMI I FUNDIT:

Pesë zhurmat e shtëpisë që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Pesë zhurmat e shtëpisë që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Disa prej tyre janë thjesht të bezdisshme, por të tjera mund të sinjalizojnë probleme serioze që nuk duhen injoruar

Një shtëpi mund të bëjë lloj-lloj zhurmash – nga radiatorët që trokasin, dyshemetë që kërcasin, tualetet që gurgullojnë e deri te tubat që pikojnë. Disa zhurma në shtëpi janë të padëmshme, por të tjera mund të jenë paralajmërim për probleme serioze.

Nëse dëgjoni ndonjë nga këto tinguj, mos i injoroni – veproni sa më shpejt për të shmangur dëmet dhe shpenzimet e panevojshme.


1. Zhurma e ujit që rrjedh

Nëse dëgjoni një zhurmë që duket sikur uji po rrjedh vazhdimisht, mund të jetë shenjë e një rrjedhjeje në tubat tuaj. Një rrjedhje e vogël mund të bëhet një problem i madh dhe një dëm i kushtueshëm nëse nuk trajtohet në kohë. Kontrolloni zonat ku uji mund të grumbullohet, si lavamani ose banja. Gjithashtu, hidhini një sy çatisë për ndonjë tjegull të munguar ose të dëmtuar, pasi edhe nga atje mund të depërtojë uji.

Në disa raste, një zhurmë e lehtë pikimi mund të vijë edhe nga tubat e ftohtë kur kalon ujë i ngrohtë, gjë që është normale. Por nëse dyshoni për një rrjedhje aktive, kontrolloni matësin e ujit. Nëse treguesi vazhdon të lëvizë edhe kur nuk po përdorni ujë, atëherë ka një rrjedhje që duhet të rregullohet.

2. Zhurmë gumëzhitëse nga dritat

Nëse ndjeni një zhurmë gumëzhitëse ose fishkëllyese kur ndizni dritat, është koha për të telefonuar një elektricist. Ndërsa disa llamba LED mund të bëjnë një tingull të lehtë për shkak të instalimit të papërshtatshëm ose problemeve me furnizimin me energji, në përgjithësi dritat nuk duhet të bëjnë asnjë lloj zhurme.

Ndonjëherë problemi mund të jetë një llambë me fuqi të gabuar, por në raste më serioze, mund të jetë një çështje elektrike që kërkon ndërhyrje profesionale. Dhe me energjinë elektrike nuk luhet! Nëse dyshoni për një problem, më mirë kërkoni ndihmën e një specialisti.

3. Zhurmë fishkëllime pranë pajisjeve me gaz

Nëse dëgjoni një tingull fishkëllime ose një lloj psherëtime pranë sobës ose pajisjeve të tjera me gaz, mos u mundoni të zbuloni vetë burimin e problemit – largohuni menjëherë nga shtëpia! Një rrjedhje gazi është tepër e rrezikshme dhe mund të çojë në një shpërthim ose zjarr.

Ndërsa largoheni, mos prekni asnjë çelës elektrik ose pajisje që mund të shkaktojë një shkëndijë. Pasi të jeni jashtë, telefononi menjëherë shërbimin e emergjencës ose kompaninë e gazit për të raportuar problemin.

4. Zhurma e një çezme që pikon

Një çezmë që pikon nuk duket si një problem urgjent, por nëse e lini pas dore, do t’ju kushtojë shumë më tepër në faturën e ujit. Për më tepër, pika-pika mund të shndërrohet në një rrjedhje më të madhe me kalimin e kohës.

Nëse nuk e ndërroni në kohë, rrjedhja mund të dëmtojë të gjithë sistemin, duke ju detyruar të ndërroni të gjithë rubinetin. Prandaj, mos e lini për më vonë!

5. Tualeti që gurgullon

Nëse pas çdo shpëlarjeje tualeti juaj bën një zhurmë gurgulluese, mund të keni një bllokim ose një problem me ventilimin e tubave. Një bllokim i lehtë mund të përkeqësohet me kalimin e kohës dhe, nëse nuk e trajtoni në kohë, mund të përfundoni me një tualet që mbushet dhe nuk zbrazet, citon Anabel.

Në rastin e mungesës së ajrosjes në sistemin e tubave, problemi mund të jetë më i komplikuar dhe ndonjëherë kërkon hapjen e një muri për të instaluar një ventilator të ri – diçka që mund të kushtojë disa mijëra euro. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
'Divorci i gjumit' mund të ndihmojë në ruajtjen e një marrëdhënieje dashurie të shëndetshme dhe të qëndrueshme

'Divorci i gjumit' mund të ndihmojë në ruajtjen e një marrëdhënieje dashurie të shëndetshme dhe të qëndrueshme

Këshilla Lifestyle
Si të dekoroni shtëpinë tuaj me pasqyra, një nga aksesorët më të preferuar të enterierit

Si të dekoroni shtëpinë tuaj me pasqyra, një nga aksesorët më të preferuar të enterierit

Rregullimi i shtëpisë
Kasollja malore e cila shkrihet për mrekulli në natyrë

Kasollja malore e cila shkrihet për mrekulli në natyrë

Shtëpi të bukura
Përse flamengot qëndrojnë vazhdimisht në njërën këmbë?

Përse flamengot qëndrojnë vazhdimisht në njërën këmbë?

A e dini se...
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Luani

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Luani

Demi – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti që do të shkëlqeni, bëni kujdes në janar dhe mars

Demi – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti që do të shkëlqeni, bëni kujdes në janar dhe mars

Astrologji
Kalo në kategori