Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me 5 vjet burg, Urim Metaj për grabitjen e bankës në Istog që ka ndodhur më 25 dhjetor të vitit që shkoi ku u vra polici Izet Demaj dhe i dyshuari kryesor Kamer Metaj.
Të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues konfiskimi i veturës dhe është urdhëruar shitja e të njëjtës nga ana e Agjensionit për Administrimin e Pasurisë së sekuestruar.
Sipas Gjykatës Urim Metaj është shpallur fajtor pasi që më 27 dhjetor 2018, rreth orës 14:30 minuta, në Istog, me dashje ka ndihmuar personin tjetër për kryerjen e veprës penale të grabitjes me armë, në atë mënyrë që ditën kritike, pasi që më parë ishin marr vesh për grabitje me të dyshuarin tanit të ndjerin Kamer Metaj.
“Ky i fundit armatoset me armën – pushkë automatike, një revole, një granatë dore, siguron veshje pallton ngjyrë krem, një jakne ngjyrë të zezë, dorëza me maskë, shkon në shitoren e fshatit Shushicë e Ulët, aty të akuzuarit Ujkan, ja bënë me shenjë se është i gatshëm. I akuzuari Ujkan, hynë në veturën e të dyshuarit tani të ndjerit Kamer, ulet në ulësen e vozitësit dhe vozitë veturën, ndërkaq i dyshuari tani i ndjeri Kamer, ulet në ulësen e pasme të veturës, nisen në drejtim të Istogut, i dyshuari tani i ndjeri Kamer, gjatë rrugës ndërron veshjen dhe maskohet, kur arrin në në Istog.”
” I dyshuari tani i ndjeri Kamer, i maskuar dhe i armatosur ka dal nga vetura, ka shkuar në drejtim të NLB-Bank, ndërkaq i akuzuari sipas marrëveshjes paraprake vazhdon vëzhgimin nga vetura dhe kthehet në fshatin Shushicë, e që pas pak i dyshuari tani i ndjeri Kamer, i armatosur ka hyrë në NLB – Bank, dhe nën kërcënim të a rmës ka grabitur shumën e të hollave prej 3.636,00 euro, pasi që e ka marr urdhrin nga polici Izet Demaj, për t’u ndal, ai ka shtënë disa herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë të rënda, e që ai më vonë gjatë rrugës për në spital edhe ka ndërruar jetë, ndërkaq Policia gjatë shkëmbimit të zjarrit e ka goditur për vdekje të dyshuarin tani të ndjerin Kamer”.
Me çka i pandehuri ka kryer veprën penale të ndihmës në kryerjen e vjedhjes grabitqare.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert