LAJMI I FUNDIT:

Pesë vjet burgim ndihmësit të Kamer Metajt për grabitjen e bankës në Istog ku u vra polici Izet Demaj

Pesë vjet burgim ndihmësit të Kamer Metajt për grabitjen e bankës në Istog ku u vra polici Izet Demaj

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me 5 vjet burg, Urim Metaj për grabitjen e bankës në Istog që ka ndodhur më 25 dhjetor të vitit që shkoi ku u vra polici Izet Demaj dhe i dyshuari kryesor Kamer Metaj.

Të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues konfiskimi i veturës dhe është urdhëruar shitja e të njëjtës nga ana e Agjensionit për Administrimin e Pasurisë së sekuestruar.

Sipas Gjykatës Urim Metaj është shpallur fajtor pasi që më 27 dhjetor 2018, rreth orës 14:30 minuta, në Istog, me dashje ka ndihmuar personin tjetër për kryerjen e veprës penale të grabitjes me armë, në atë mënyrë që ditën kritike, pasi që më parë ishin marr vesh për grabitje me të dyshuarin tanit të ndjerin Kamer Metaj.


“Ky i fundit armatoset me armën – pushkë automatike, një revole, një granatë dore, siguron veshje pallton ngjyrë krem, një jakne ngjyrë të zezë, dorëza me maskë, shkon në shitoren e fshatit Shushicë e Ulët, aty të akuzuarit Ujkan, ja bënë me shenjë se është i gatshëm. I akuzuari Ujkan, hynë në veturën e të dyshuarit tani të ndjerit Kamer, ulet në ulësen e vozitësit dhe vozitë veturën, ndërkaq i dyshuari tani i ndjeri Kamer, ulet në ulësen e pasme të veturës, nisen në drejtim të Istogut, i dyshuari tani i ndjeri Kamer, gjatë rrugës ndërron veshjen dhe maskohet, kur arrin në në Istog.”

” I dyshuari tani  i ndjeri Kamer, i maskuar dhe i armatosur ka dal nga vetura, ka shkuar në drejtim të NLB-Bank, ndërkaq i akuzuari sipas marrëveshjes paraprake vazhdon vëzhgimin nga vetura dhe kthehet në fshatin Shushicë, e që pas pak i dyshuari tani i  ndjeri Kamer, i armatosur ka hyrë në NLB – Bank, dhe nën kërcënim të a rmës ka grabitur shumën e të hollave prej 3.636,00 euro, pasi që e ka marr urdhrin nga polici Izet Demaj, për t’u ndal, ai ka shtënë disa herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë të rënda, e që ai më vonë gjatë rrugës për në spital edhe ka ndërruar jetë, ndërkaq Policia gjatë shkëmbimit të zjarrit e ka goditur për vdekje të dyshuarin tani të ndjerin Kamer”.

Me çka i pandehuri ka kryer veprën penale të ndihmës në kryerjen e vjedhjes grabitqare.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori