LAJMI I FUNDIT:

Pesë vjet burg për gjakovarin që dhunoi seksualisht një vajzë

Pesë vjet burg për gjakovarin që dhunoi seksualisht një vajzë
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues kundër të akuzuarit S. M., ashkali, shtetas i Republikës së Kosovës sepse ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

I akuzuari S. M., është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej pesë vjet. Të akuzuarit në këtë dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 12 shkurt 2020.


“Po ashtu i akuzuari është obliguar që të paguaj shpenzimet e procedurës penale prej katërqind e pesëdhjetë euro, për dëgjimin e ekspertit të psikiatrisë shumën prej pesëdhjetë  euro, shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej njëqind euro si dhe shumën prej pesëdhjete euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit në afat prej pesëmbëdhjetë  ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar, është vërtetuar se i pandehuri në intervalin kohorë nga 2 shkurti deri më 5 shkurt 2020 në Gjakovë, pa pëlqimin e të dëmtuarës A. M., duke shfrytëzuar gjendjen e saj të ndjeshme, për shkak të aftësive të kufizuara mendore, qëndron me të dëmtuarën tri net radhazi në një barakë ku gjatë kësaj kohe në vazhdimësi ka kryer akte seksuale.

Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit. Palët kane të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori