LAJMI I FUNDIT:

Pesë veturat që pritet të mos prodhohen në vitin 2024: Cili model do t’ju mungojë më së shumti?

Pesë veturat që pritet të mos prodhohen në vitin 2024: Cili model do t’ju mungojë më së shumti?

Po afron fundi i vitit 2023 dhe prodhuesit tashmë kanë treguar se cilat modele nuk do të jenë më në shitje gjatë vitit të ardhshëm.

Këtu kemi një pasqyrë të shkurtër, duke përfshirë vetëm pesë modele që ose nuk do të prodhohen më, ose modeli i tyre për vitin 2024 do të jetë i fundit në serinë e tyre.

Audi R8


Audi i thotë lamtumirë modelit sportiv R8 pas 17 vitesh.

Ai bazohet në modelin Lamorghini Gallardo, dhe prototipi i parë u shfaq në panairet në Gjenevë dhe Frankfurt në 2003.

Ajo u prezantua zyrtarisht në vitin 2006 në Paris.

Audi TT

Audi TT hyn në histori pas plot 25 vitesh.

Kjo veturë sportive mbijetoi për dy dekada e gjysmë, pasi prodhuesi vendosi që koha e saj kishte mbaruar.

Modeli i fundit në Britaninë e Madhe do të jetë Final Edition, ndërsa në SHBA modeli i lamtumirës është RS Heritage Edition.​

Ford Fiesta

Gjenerata e shtatë Fiesta mund të gjendet ende në Evropë, por kjo merr fund këtë vit.

Ford planifikon të zëvendësojë Ford Fiesta-n me një version të ri, 100 për qind elektrik të crossover-it Puma.

Kia Rio

Vetura më e vogël e prodhuar nga Kia është shitur globalisht që nga viti 1999 dhe modeli i vitit 2024 do të jetë i fundit i këtij lloji.

Është interesante se është një nga veturat më të lira në SHBA, me një çmim fillestar prej rreth 18 mijë dollarë.

Mercedes-Benz C-Class Coupe/Cabrio

Ky vit do të jetë i fundit për C-Class, si për versionet e konvertueshme ashtu edhe për atë coupe.

Vitin e kaluar, klasa A hyri në histori dhe duket se kjo linjë makinash Mercedes nuk do të mbijetojë as në vitin 2023. /Telegrafi/


Në trend Auto

Më shumë
Miliarderi kinez vendosi Rolls-Royce-n si “dekorim” në apartamentin e tij në katin e 44-të – për ngritjen e veturës u përdor një vinç

Miliarderi kinez vendosi Rolls-Royce-n si “dekorim” në apartamentin e tij në katin e 44-të – për ngritjen e veturës u përdor një vinç

Auto
Virgin Atlantic me taksi fluturues në Britani – udhëtimi prej 80 minutash do të zvogëlohet në 8 - pasagjerët do të lëvizin me shpejtësi prej 320 km/h

Virgin Atlantic me taksi fluturues në Britani – udhëtimi prej 80 minutash do të zvogëlohet në 8 - pasagjerët do të lëvizin me shpejtësi prej 320 km/h

Auto
Kryeministri i Kanadasë i përgjigjet tarifave të automjeteve amerikane me tarifat e vendit të tij

Kryeministri i Kanadasë i përgjigjet tarifave të automjeteve amerikane me tarifat e vendit të tij

Auto
Pronarët e Teslave: Shoferë të tjerë po na ngacmojnë në rrugë, kemi frikë të ngasim

Pronarët e Teslave: Shoferë të tjerë po na ngacmojnë në rrugë, kemi frikë të ngasim

Auto
Gjoba prej gjysmë miliard euro, Komisioni Evropian gjobit 15 prodhues veturash - Mercedes shpëton pasi zbuloi “komplotin” para autoriteteve

Gjoba prej gjysmë miliard euro, Komisioni Evropian gjobit 15 prodhues veturash - Mercedes shpëton pasi zbuloi “komplotin” para autoriteteve

Auto
Hyundai ka teknologji të re

Hyundai ka teknologji të re

Auto
Kalo në kategori