Pesë ushqime që ju ndihmojnë ta tretni më shpejt mëngjesin

Nëse keni probleme me kapsllëkun ose ndiheni të fryrë, duhet ta ndryshoni dietën tuaj duke ngrënë më shumë ushqime për mëngjes që kanë një efekt pozitiv në tretjen tonë.
Në këtë mënyrë do të keni një ndjenjë lehtësimi gjatë ditës dhe për rrjedhojë do të jeni më produktivë.
Thekon tërshëre
Bollguri është një zgjedhje e shkëlqyer për mëngjes, sepse ndihmon zorrët të tresin më shpejt ushqimin. Tërshëra është një burim i mirë i fibrave të tretshme dhe të patretshme, të cilat mund të ndihmojnë me kapsllëkun. Përveç kësaj, tërshëra është një prebiotik, i cili vepron si një burim karburanti për probiotikët në zorrën tonë dhe kështu kontribuon në shëndetin e përgjithshëm të zorrëve.
Kafja
Kafja e mëngjesit na ndihmon të zgjohemi, por është gjithashtu e mirë për zorrët tona. Kafja mund ta sinjalizojë stomakun për të prodhuar më shumë acid dhe për të rritur lëvizjen e zorrës së trashë, gjë që mund të çojë në një efekt laksativ te disa njerëz.
Pemët
Nëse preferoni një mëngjes standard që përfshin vezë, bukë ose produkte mishi, duhet të përfshini fruta në fund të vaktit të tillë. Pemët janë të pasura me ujë dhe fibra, të cilat ndihmojnë në tretje më të shpejtë.
Kefiri
Kefiri është i ngjashëm me kosin dhe është gjithashtu një burim i pasur probiotikësh, të cilët ndihmojnë në funksionimin e zorrëve. Një lloj probiotiku që gjendet zakonisht në kos dhe kefir ndihmon në zbutjen e jashtëqitjeve të forta.
Smoothie
Nëse bëni një smoothie me fruta, perime, burime të shëndetshme yndyrash, siç janë frutat arrore dhe produktet e qumështit, që janë të pasura me probiotikë, atëherë do t’jua lehtësojë problemin me fryrjen dhe kapsllëkun. Në të njëjtën kohë, këto pije janë një burim shumë i mirë i vitaminave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Specialja i referohet "Kosovo i Metohija", avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia

Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, policia jep detaje