LAJMI I FUNDIT:

Pesë trendet e sandaleve që po mbizotërojnë këtë verë

Pesë trendet e sandaleve që po mbizotërojnë këtë verë

Koha për të larguar këpucët dhe për të sjellë sandalet e verës më në fund arriti. Për të gjitha adhurueset e këpucëve ky sezon është i mbushur me modele të ndryshme. Prej sandaleve ultra-sportive deri te taket “kitten”, ka diçka për secilin stil këtë verë. Duke u dhënë fund ndjenjave të viteve të 90-ta dhe fillimit të viteve 2000, sandalet “strappy” dhe “minimal” do të mbizotërojnë si këpucët më të mira të verës.

Ja disa prej sugjerimeve të Telegrafit:


Sandalet Sportive

Nëse ende nuk i keni fut këto sandale në gardërobën tuaj, tani është koha. Këto sandale jo vetëm se janë shumë të rehatshme, por ka mënyra të pafundme për t’i stiluar. Pjesa e sipërme minimale e bën këtë sandale shumë të butë, gjë që mundëson rahatinë në këmbë, mirëpo shumë persona preferojnë t’i mbathin edhe me çorape me figura të ndryshme.
Mund t’i gjeni këtu.

Taket “Kitten”

Sandalet me taken “kitten” automatikisht rrezatojnë elegancë. Stili u popullarizua nga ikona e modës dhe filmit Audrey Hepburn, dhe vazhdojnë të mbathen nga figurat “classy”, si Theresa May, Michelle Obama e shumë të tjerë. Edhe pse në trend një kohë të gjatë, ky stil i sandaleve vazhdon të jetë e preferuara e shumë vajzave që preferojnë stilin “classy”.

Sandalet Transparente

Kendall Jenner, Priyanka Chopra dhe Rihanna janë vetëm disa që kanë zgjedhur sandalen transparente si të preferuarën këtë sezon. E kombinuar lehtë me çfarëdo ngjyre, paterne apo material të gardërobës – këto sandale shumë lehtë futen në listën e produkteve që duhet t’i keni këtë verë.
Mund t’i gjeni këtu.

Espadrillet

Për në plazh apo thjesht për të kombinuar me fustanet verore që keni, espadrillet vazhdojnë të jenë sandalet e preferuara të vajzave me stil “boho”. Fjala “espadrille” vjen nga gjuha franceze, dhe po njëjtë si vet kultura e modës francze, edhe kjo sandale i jep personit një dukje të pamundimshme apo “effortless”.

Sandalet “Chunky”

Platforma “chunky” ka kohë që është në trend, dhe po favorizohet nga shumica edhe për verën 2019.

Mund t’i gjeni këtu.