LAJMI I FUNDIT:

Pesë top-procedurat jokirurgjike më të popullarizuara për festat e fundvitit

Pesë top-procedurat jokirurgjike më të popullarizuara për festat e fundvitit

Festat po afrohen. Dhe sikur ka kaluar në trend, kulturë, stil, modë, që festat e fundvitit, të karakterizohen me dëshirën, nevojën për më shumë glamur, shkëlqim, madhështi, pamje dhe paraqitje sa më pompoze dhe avangarde...

Dr. med. Nijazi Ahmeti

Derisa dikush flet me nostalgji për të kaluarën, të tjerë me vitin e ri, presin edhe ndonjë fillim të ri si në planin personal ashtu edhe të punës dhe karrierës, andaj fillojnë përgatitjet… se Viti i Ri – është sinonim i fillimeve të reja!


Këto përgatitje në aspektin konvencional sikur nënkuptojnë blerjet e ndryshme… dhe sikur ka kaluar në trend, kulturë, stil, modë, që festat e fundvitit, të karakterizohen me dëshirën, nevojën për më shumë shkëlqim, madhështi, pamje dhe paraqitje sa më pompoze dhe avangarde…

Në botën bashkëkohore dhe të emancipuar, më nuk konsiderohen si IN vetëm të kesh fustanet e shtrenjtë, këpucë të bukura dhe me take të larta, stoli me ari, argjend apo diamant…Por, edhe të kemi flokë dhe lëkurë të shëndoshë dhe të bukur, me pak rrudha, me pamje rinore, me butësi dhe shkëlqim.

Për fytyrë perfekte dhe me shkëlqim festiv! Trajtime estetike të ashtuquajtura 5 min në 12

Top procedurat jokirurgjikale (kozmetikë mjekësore dhe dermatologji estetike) që radhiten si më të kërkuarat, popullarizuarat, preferuarat dhe avancuarat, për të arritur rezultate dhe efekte më të mira, të shpejta dhe të dukshme, janë renditur si në vijim:

1. TRAJTIMET me BOTOX
(Eliminimi i rrudhave, lifting fytyre, ngritja e vetullave, parandalimi i mplakjes)

Botox – është toksinë e zbutur, që ka shumë aplikime në mjekësi. Injektimi i kujdesshëm në doza të caktuara bënë bllokimin e përkohshëm të kontraktimit të muskujve të cilët marrin pjesë në krijimin e mimikës së fytyrës.

Vepron në lidhjen neuromuskulare me ç’rast bënë dobësim dhe paraezë të muskujve. Aplikimi është pa dhembje dhe zgjatë disa minuta.

Veprimi është i kufizuar vetëm në vendin e injektimit.

Duhet të aplikohet vetëm nga: dermatologu, kirurgu estetik dhe maksilofacial.

Efektet janë të shpejta (vërehen pas 3 ditësh) dhe zgjasin rreth 6 muaj. Fytyra merr pamje të re, natyrale, të freskët – me zvogëlimin e rrudhave në ballë, mes vetullave, për rreth syve, rreth gojës, mjekër, qafë dhe në përgjithësi në fytyrë.

Botoksi quhet edhe si eliksir i bukurisë dhe pamjes rinore.

Aplikimet:

– reduktimi i rrudhave ballit, rreth syve, mes vetullave ngritje e vetullave,
– lifting fytyre stopon dhe parandalon mplakjen
– procedurë e lehtë, pak dhembje, realizohet për 30 min
– efekte imediate, të shpejta
– rezultatet zgjasin rreth 6 muaj
– nga moshat 25- 65 vjeçare
– te të dy gjinitë

2. TRAJTIMET me MBUSHËS (filler) me HIALURON

Acidi hialurinik është glycosaminoglycan, përbërës natyral i lëkurës, që bënë stabilizimin e strukturave ndërqelizore duke ndikuar në prodhimin e rrjetit të kolagjenit dhe elastinës me që rast bëhet edhe ndërtimi i strukturës fibroelastike të lëkurës.

Është në formë geli steril me përbërje jo-shtazore dhe përdoret për injektim nën lëkurë me qëllim të korrektimit dhe mbushjes të vijave, rrudhave, palëve në fytyrë, rregullon relievin, revitalizimin, hidratimin e thellë, rritjen e volumit të buzëve dhe formësimin e konturave të fytyrës…

Metoda e injektimit është e shpejtë, e sigurt, pa dhimbje, joinvazive. Mund të kombinohet edhe me metoda të tjera (laser, botox, lifting kirurgjik) duke dhënë rezultate të shkëlqyeshme (Face contouring/Rejuvenation).

Rezultatet e parë janë të dukshme edhe menjëherë pas injektimit dhe zgjasin nga 1-2 vite.

DIZAJNIMI i BUZËVE (mbushje, volum, përkufizim, modelim, zmadhim…)

Nuk është sekret që buzët janë pjesë e rëndësishme e bukurisë së fytyrës…ato tërheqin vëmendjen qoftë me një buzëqeshje miqësore, një puthje, ose me një ndryshim të shpejtë të mimikës!

Ajo që konsiderohet e bukur mund të ndryshojë në kultura të ndryshme, por disa gjëra janë të përbashkëta: studimet tregojnë që buzët më të gjëra, të plota dhe mirë të definuar në përgjithësi konsiderohen atraktive duke dhënë bukuri dhe pamje rinore.

Është procedurë e shpejtë dhe e lehtë për tu realizuar dhe rezultatet janë menjëherë të dukshme.

Ndryshoni pamjen tuaj për një moment! Buzë festive – plot pasion, emocione, vetë besueshmëri, krenari dhe buzëqeshje të re!

Dizajnimi, mbushja, modelimi, volumi i buzëve:

– procedurë e lehtë, e shpejtë, pa komplikacione, pa efekte te dëmshme
– bëhet me anestezion lokal dhe pastaj injektohet materiali me gjilpërë
– mbushja zgjatë më shumë se 1 vit
– duhet të aplikohet vetëm nga dermatologu, kirurgu estetik dhe maksillofacial

MBUSHJA e MOLLËZAVE
(Mbushja, volumi, modelimi…me mollëza si molla)

– Shpeshherë gjatë punës time profesionale, jam i detyruar të përdori edhe ilustrime matematikore.
– “Ogee Curve”- është projeksion gjeometrik që e shfrytëzoj te mbushja e mollëzave.
– Kjo lakore e dyfishtë në formë “S” është konvekse sipër dhe konkave poshtë duke ia dhënë fytyrës pamjen e trekëndëshit dhe duke mposhtur Ligjin e gravitacionit.

Duhet të aplikohet vetëm nga: dermatologu, kirurgu estetik dhe maksilofacial.

RIMODELIMI dhe KONTURAT e FYTYRËS

Profhilo – është mbushës lëkuror me koncentrim të lartë të acidit hijaluronik (64 mg /ml), kombinim i molekulave me peshë specifike të ultë dhe lartë; është i pastër dhe pa shtesa të agjentëve kimik.

Kjo e bënë këtë produkt unikal, të veçantë, inovative dhe është një zbulim i ri ndër të gjitha produktet injektabile në botën estetike.

Është diçka ndërmjet mbushësëve dhe mezoterapisë.

Veprimi: Bioremodelim – Bioristrukturim – Biorigjenerim – Hidrolift akcin

Profhilo – lirshëm depërton (difundon) nga shtresa e sipërme në të mesmen të lëkurës (mbushësit tradicional nuk munden); duke krijuar volumin atje ku më së shumti është e nevojshme.

Stimulon formimin e kolagjenit, elastinës, hidratim të thellë, volum, tendosje, elasticitet, tonifikim, rigjenerim të lëkurë…

Injektohet me gjilpërë në lëkurë në zona të ndryshme; fytyrë (balli, faqet), qafë, dekolte, shuplaka, pjesën e brendshme të parakrahut …

Protokolli i injektimit në fytyrë është shumë specifik: vetëm në 5 pika të caktuara ne secilën anë (BAP technique-Bio aesthetics points).

Aplikimi: Lëkura e lëshuar, rrudhat e imta dhe moderuara, humbja e volumit, hidratimit, tonusit…

3. RINOPLASTIKA JO KIRURGJIKALE

Rinoplastika likuide është një trajtim jokirurgjik që e ndryshon formën e hundës duke përdorur mbushës të injektueshëm.

Është e shpejtë, e lehtë dhe rezultatet janë të menjëhershme.

Një rinoplastikë likuide mund ta përmirësojë formën, madhësinë dhe në disa raste, edhe pozitën e majës së hundës; ta drejtojë hundën ose të fshehë ndonjë gungë eventuale.

Cilat janë përparësitë e rinoplastikës likuide në raport me rinoplastikën kirurgjike?

1. Rinoplastikës likuide i nevojitet shumë pak apo aspak kohë inaktive. Mavijosja është shumë e rrallë dhe shumica e njerëzve mund të shkojnë në punë menjëherë
2. Është e shkëlqyeshme për korrigjimin e gropëzave të vogla
3. Rezultatet shihen menjëherë
4. Është shumë e sigurt
5. Nëse nuk ju pëlqen, mund të shpërbëhet brenda 24 orësh

Cilat janë anët negative të rinoplastikës likuide?

1. Nuk e bën hundën më të vogël
2. Nuk vlen për çfarëdo hunde. Nevojitet të bëni një konsultim dhe një ekzaminim për të përcaktuar nëse rinoplastika likuide është e duhura për ju
3. Rinoplastika likuide është e përkohshme (rreth 2 vite)

Duhet të aplikohet vetëm nga: dermatologu, kirurgu estetik dhe maksilofacial.

4. MEZOTERAPI me BIORIVITALIZIM

Është metodë, e cila aplikohet në mjekësinë estetike me qëllim të rigjenerimit të lëkurës, hidratimit intensiv, kthimin e elasticitetit, tonusit dhe shkëlqimit.

Gjatë mezoterapisë mikroinjektohen në mezodermë përbërësitë si: e vitaminave, mineraleve, aminoacideve, acidi hialuronik, antioksidante dhe të tjera, duke nxitur qarkullimin e gjakut dhe sistemin imunitar që të krijojnë efekt pozitiv biologjik dhe të eliminojnë çrregullimet fiziologjike.

Mezoterapia aplikohet sipas protokollit të përcaktuar dhe është individuale sipas moshës dhe gjinisë. Mund të aplikohet në të gjitha pjesët e fytyrës dhe të trupit.

Aplikohet te: reduktimi i rrudhave dhe preventiva e shfaqjes së rrudhave të reja në fytyrë, qafë dhe dekolte ⦁ tendosja e lëkurës së lëshuar të fytyrës, qafës dhe dekoltesë ⦁ hidratimi intensiv dhe i thellë i lëkurës ⦁ ruajtja e balancës së mirë biologjike ⦁ ngritja e tonusit dhe elasticiteti i lëkurës ⦁ reduktimi i vragave nga aknet, si edhe vragave të natyrës tjetër ⦁ eliminimin e pigmenteve nga lëkura ⦁ trajtimi i gropave të errëta të syve ⦁ terapia te aknet dhe e poreve të zgjeruara ⦁ rinimi i lëkurës së shuplakave ⦁ tendosja e lëkurës së lëshuar të parallërave, stomakut ⦁ transformimi i trupit ⦁ eliminimi i celulitit në të gjitha fazat ⦁ reduktimi i striave ⦁ rënia e flokëve, forcimi, hidratimi dhe nxitja e rritjes së flokëve, rigjenerimi i lëkurës së kokës etj,.

5. PILINGU MEDICIONAL/KIMIK
(Për lëkurë perfekte me pamje dhe shkëlqim diellor)

Lëkura është një organ i shtrenjtë dhe delikat të cilin njeriu e ka ruajtur që në lashtësi: fillimisht me përbërës natyralë, pastaj me mjetet më inovative.

Pilingu kimik është një procedurë mjekësore e cila shfrytëzon kombinimet kimike që ndikojnë në rigjenerimin histologjik dhe ultrastrukturor të lëkurës, duke e ripërtërirë epidermën dhe duke riformuar mikro-arkitekturën e dermës.

Kjo procedurë aplikohet për të përmirësuar gjendjen e lëkurës, eliminohet shtresa korneale me qëllim të ndryshimeve fiziologjike të pamjes së lëkurës si dhe ripërtëritjes së shtresës epidermale të re.

Eksfoliacioni kimik, gjegjësisht procedura e eliminimit të qelizave epidermale, pas të cilit pason rigjenerimi – vepron si prevenim, kontroll, terapi ose zbutja e disa ndryshimeve patologjike në lëkurë.

Indikacionet mjekësore për përdorim

Lëkura e dëmtuar nga rrezet UV (keratoza aktinike, elastoza solare, lentigo solare, dermatohelioza, çrregullimi i pigmenteve); Lezionet hiperpigmentoze (melazma, hiperpigmentimet post –inflamtore); Akne dhe indikacione tjera (cikatrikset sipërfaqësore, keratoza nga radiacioni, acne vulagris, cikatrikset nga akne, verruca plantaris, hiperplazionet e gjëndrave yndyrore).

Përdorime estetike/kozmetike

– Lëkurë e thatë dhe e ashpër, rrudhat e imëta dhe pjesërisht rrudhat sipërfaqësore…
– I jep lëkurës njëtrajtësi në ngjyrë dhe lëmueshmëri
– Elasticitet, hidratim të thellë, regjenerim, tendosje, tonifikim…
– Efektet janë të menjëhershme

Regjionet:

Lëkura e fytyrës, rreth syve, qafës, dekolte, gjokset, shuplakat e duarve… /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori