Pesë sinjale që jemi shumë më inteligjentë se të tjerët

Shumica prej jush nuk jeni të vetëdijshëm për mençurinë tuaj, andaj edhe nuk e shfrytëzoni në mënyrën e drejtë. Është koha që të bindeni...
Kur flitet mbi inteligjencën, njerëzve u shkon mendja menjëherë te IQ-ja. Hulumtimet afatgjata kanë konstatuar që koeficienti i inteligjencës formohet në fëmijërinë e hershme.
Megjithatë, kjo nuk është e vetmja gjë e cila vërtet përcakton mençurinë tuaj dhe që ndikon në suksesin tuaj, transmeton Telegrafi.
Shumica prej jush pikërisht nuk jeni të vetëdijshëm se sa jeni të mençur dhe shpesh mençurinë nuk e përdorni në mënyrën e drejtë.
Hulumtimet shkencore zbulojnë edhe disa tregues të inteligjencës suaj, për të cilën me siguri nuk jeni të vetëdijshëm.
Jeni argëtues Në një studim të “University of New Mexico” në SHBA, shkencëtarët i bënë testin e inteligjencës 400 studentëve dhe i thanë atyre më pas të krijonin tekste për një film vizatimor. Rezultati ishte se: pjesëmarrësit më inteligjentë, kishin shkruar tekstet më humoristike.
Jeni mëngjarash Ndërsa të qenët mëngjarash lidhej dikur me kriminalitetin, studimet e fundit e lidhin atë me një lloj mendimi divergjent, një formë e krijimtarisë ku dikush zbulon ide të reja aty për aty. Ndoshta kjo është arsyeja përse mëngjarashët janë shumë të pranishëm në arkitekturë dhe muzikë.
Keni marrë mësime muzike Një studim i vitit 2004 zbuloi se zhvillimi mendor te gjashtëvjeçarët që kishin marrë nëntë muaj mësime pianoje, kishte një rritje të inteligjencës krahasuar me fëmijët që kishin marrë leksione aktrimi apo nuk kishin marrë mësime. Një studim i vitit 2013 provoi se fëmijët me arritjet më të larta ishin ata që kishin marrë mësime muzike. /Telegrafi/























































