LAJMI I FUNDIT:

Pesë shtetet më të pasigurta në botë për gratë (Foto)

Pesë shtetet më të pasigurta në botë për gratë (Foto)

Gratë në përgjithësi janë viktima të ngacmimeve seksuale, por shtetet e mëposhtme janë vendet më të rrezikshme në botë për to.

Siguria e grave është ende problem i madh, pavarësisht sa bota ka shënuar progres në fusha tjera, transmeton Telegrafi.


Në këto shtete, vajzat dhe gratë çdo ditë përdhunohen, bëhen pjesë e trafikimit me qenie njerëzore dhe dhunës fizike.

Kolumbia

Ky ndoshta është vendi më i rrezikshëm në botë për gratë sepse e ka përqindjen më të lartë të sulmeve me acid të grave dhe shumica prej tyre nuk e arrijnë drejtësinë. Vetëm në vitin 2015, në këtë shtet janë raportuar rreth 45.000 raste të dhunës fizike.

Afganistani

Rreth 87 për qind e popullsisë së grave në këtë vend janë ende të izoluara, ndërsa shumica e vajzave detyrohen të martohen mes moshës 15 deri 19 vjet.

Afganistani ka edhe raste të shumta të dhunës, ku proporcioni i vdekjes së grave është 400 në 100.000.

India

India e ka popullsinë më të madhe në botë, por ende nuk është vend i sigurt për gratë për shkak të rasteve të shumta të përdhunimeve në grup, dhunës fizike dhe trafikimit me qenie njerëzore. ndërsa, duke u bazuar në statistika, në 30 vitet e fundit ka pasur më shumë se 50 milionë raste të vdekjeve të fëmijëve të gjinisë femërore.

Republika demokratike e Kongos

Sipas hulumtimeve, Kongo është vendi më i keq i dhunës së bazuar në gjini. Rreth 1.150 vajza përdhunohen çdo ditë, e kjo shifër arrin në 420.000 brenda vitit.

Somalia

Somalia është vend ku nuk mbizotëron ligji, por ku mbizotërojnë ngacmimet seksuale, vdekja e madhe e grave, martesa e fëmijëve, etj. /Telegrafi/