Jonida Maliqi do të konkurrojë me këngën e saj në Eurovizion në datën 16 maj në Izrael.

Kënga “Ktheju Tokës” do të jetë në shqip dhe vokali i Jonidës është premtues për një renditje dinjitoze të Shqipërisë në sfidën europiane muzikore.


Një rol kryesor ka dhe juria e këtij festivali dhe Shqipëria do të ketë 5 përfaqësues.

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka treguar se cila do të jetë juria shqiptare që do votojë këngët e Eurovizionit duke dhënë 50% të pikëve.

Antarët shqiptarë në jurinë e Eurovision:Anxhela Peristeri, këngëtare Eranda Libohova, këngëtare Dilan Reka, këngëtar Gent Rushi, pedagog, muzikant Julka Gramo, këngëtare, prezantuese televizive