Mëlçia është organ vital i cili ndihmon në tretje, largimin e përbërësve toksikë nga organizmi dhe në absorbimin e materieve ushqyese vitale të nevojshme për mbijetesë.
Disa njerëz lindin me mëlçi problematike, derisa të tjerët e dëmtojnë me ekspozimin në kimikate të dëmshme, sasinë e tepruar të alkoolit dhe veprimit të viruseve. Shenjat e hershme të problemeve me mëlçinë nuk duhen të injorohen, por duhet të kërkohet ndihma mjekësore.
Ndryshimet e verdha në lëkurë
Një nga shenjat e hershme të problemeve të mundshme me mëlçi përfshijnë ndryshimet e papritura në lëkurë. Kjo mund të jetë humbja e ngjyrës në lëkurë dhe shfaqja e nuancës së verdhë. Edhe thonjtë dhe majat e gishtërinjve mund të zverdhen. Arsyeja e këtyre ndryshimeve është që mëlçia nuk i largon toksinat siç do të duhej, prandaj bilirubina fillon të mblidhet nën lëkurë.
Kruajtja ose lëkura e ndjeshme
Shenjë e hershme e problemit me mëlçi mund të jetë kruajtja e lëkurës, e cila përkeqësohet me kalimin e kohës. Nëse përnjëherë keni lëkurë e cila është e ndjeshme në prekje dhe pezmatohet lehtë, kjo po ashtu mund të jetë shenjë e problemeve me mëlçi. Hidratimi i rregullt, pra trajtimi me krem do të lehtësojë problemin.
Problemet në urinë dhe jashtëqitje
Në disa raste urina mund të errësohet. Disa mendojnë që është shenjë e dehidrimit, por nëse edhe pasi që ta pini sasinë adekuate të lëngjeve urina nuk ka ngjyrë të çelët dhe të kthjellët, problemi mund të jetë në mëlçi. Disa të sëmurë me problemet e hershme të mëlçisë vërejnë ndryshime në pamjen e jashtëqitjes, e cila mund të jetë e zbehtë, me gjak ose me ngjyrë katrani.
Problemet me stomak
Ngërçet ose dhimbja në pjesën e poshtme të stomakut po ashtu mund të jenë shenjë që diçka nuk është në rregull me mëlçinë. Këtu kemi edhe shfaqjen e gazrave dhe presionin që e përcjellin. Me kohë nëse problemi përkeqësohet, mund të shfaqet edhe ascitesi. Ky është grumbullimi i lëngjeve brenda murit abdominal.
Kjo madje mund ta ndryshojë shtypjen në mushkëri dhe të vështirësojë frymëmarrjen. Mjeku për shkak të kësaj duhet të bëjë parancentozën për të larguar lëngjet nga stomaku.
Lodhja
Edhe ndryshimet siç janë ndjenja ekstreme e dobësisë, lodhja ose lodhja kronike, po ashtu mund të jenë shenja të hershme të problemeve me mëlçinë. Nëse dobësinë dhe lodhjen e përcjellin simptomat e tjera të ngjashme, kërkoni ndihmën e mjekut. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj