LAJMI I FUNDIT:

Pesë racat më të shtrenjta të maceve në botë: Çmimi shkon deri në 100.000 euro!

Pesë racat më të shtrenjta të maceve në botë: Çmimi shkon deri në 100.000 euro!

Kushtojnë sa një pasuri e tërë!

Disa lloje të maceve mund të jenë tepër të shtrenjta për shkak të faktorëve të ndryshëm, të tillë si dukja interesante, shkalla e ulët e pjellorisë, rrallësia e specieve ose popullariteti.

Këto pesë raca macesh janë ndër kafshët shtëpiake më të shtrenjta në botë, transmeton Telegrafi.


Ashera – deri në 100 mijë euro

Ashera është një nga macet më ekzotike shtëpiake në botë. Ashtu si macet e Bengalit, ajo u rrit fillimisht nga leopardët aziatikë. Është shumë më e madhe se macja e zakonshme shtëpiake, kështu që mund të arrijë një lartësi prej një metër e gjysmë, si dhe një peshë midis 12 dhe 15 kilogramë.

Ashera është një racë jashtëzakonisht e rrallë, dhe që nga viti 2006, vetëm 100 mace të kësaj specie janë shitur.

Savannah – nga 6 në 30 mijë euro

Savannah, macja e dytë më e shtrenjtë në botë, është gjithashtu më e larta, e cila i dha asaj një vend në Librin e Rekordeve Guinness. Është interesante të theksohet se është e ndaluar në disa pjesë të botës, përfshirë disa vende në Amerikë, sepse nuk konsiderohet kafshë shtëpiake atje.

Savannah është e shtrenjtë për shkak të nivelit të ulët të pjellorisë.

Macja e Bengalit – nga 8 në 21 mijë euro

Macja e Bengalit është një nga racat më të njohura të maceve në botë. Është specifike për shkak të strukturës së saj muskulore, syve të mëdhenj të rrumbullakët dhe ngjyrës së qimeve në nuanca të ndryshme, duke përfshirë ngjyrën kafe, argjend, gri, të zezë ose të bardhë. Këto mace energjike, ndryshe nga të tjerat, e duan ujin dhe janë shumë lozonjare.

Macet e Bengalit janë të ndaluara me ligj si kafshë shtëpiake në New York, Seattle dhe Hawaii.

Sfinksi – nga 4 në 8 mijë euro

Macja Sfinksi është një nga racat më ekzotike dhe më të shtrenjta në botë, kështu që shitet me çmime të larta sepse është e vështirë të gjendet dhe është gjithashtu e racës së pastër. A

jo njihet për pamjen e saj mbresëlënëse, por ndryshe nga macet e tjera, lëkura e saj e ndjeshme kërkon një shampo të veçantë dhe larje të rregullt.

Macja persiane – nga 3 në 4 mijë euro

Ajo është e njohur për fytyrën e saj të sheshtë sikur mopsi, qimet që rrjedhin dhe faqet topolake. Kjo mace mund të ketë një larmi ngjyrash.

Macet persiane janë të relaksuara, kështu që mund të flenë deri në 20 orë në ditë, dhe nuk janë aq lozonjare sa llojet e tjera të maceve.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Astrologji
Kalo në kategori