LAJMI I FUNDIT:

Pesë racat më kokëforta të qenve: Të pavarur përdorin inteligjencën e tyre për të arritur çfarëdo qëllimi

Pesë racat më kokëforta të qenve: Të pavarur përdorin inteligjencën e tyre për të arritur çfarëdo qëllimi

Megjithëse kokëfortësia është një tipar njerëzor, disa raca qensh shfaqin gjithashtu sjellje që mund të përshkruhen si kokëfortë. Madje shumë kokëfortë

Edhe pse marrja e një qeni është një vendim i madh në jetë, zgjedhja e racës së duhur nuk është më pak e rëndësishme. Në botë ka 800 raca qensh (që nuk është numri përfundimtar), ndaj është një sfidë e madhe të zgjidhni racën që do t’ju “përshtatet” më shumë.


Para jush po japim një listë me pesë raca të këqija të qenve, pjesëtarët e të cilëve duan që çdo gjë të jetë gjithmonë sipas tyre, prandaj ata kanë nevojë për një pronar me vullnet të fortë, i cili do të dijë t’i dresojë, transmeton Telegrafi.

1. Beagle

I pavarur dhe simpatik, beagle do të gjejë kënaqësi kudo nëse e lini vetëm. Problemet mund të lindin nëse pronari është shumë indiferent dhe nuk i kushton vëmendje të mjaftueshme stërvitjes së qenit të tij dhe nëse ai nuk e di se çfarë karakteri të madh fshihet në trupin e vogël të këtij qeni.

2. Bulldogu anglez

istockphoto

Është një racë jashtëzakonisht inteligjente, pjesëtarët e së cilës mund të jenë mjaft kokëfortë, nëse pronari nuk është mjaft i vendosur. Bulldogu anglez duhet të respektojë pronarin e tij, sepse nëse nuk ekziston respekti ndaj pronarit, do të injorojë plotësisht çdo porosi të tij.

3. Gjuajtësi i vjedullave

Një qen i madh në një paketim të vogël – kjo është mënyra më e mirë për të përshkruar një qen të këtillë me temperament dhe shumë kokëfortë. Ata janë mjaft të pavarur dhe kokëfortë, ndaj nuk do të kenë frikë të përballen edhe me një qen pesë herë më të madh, vetëm sepse mendojnë se mund ta bëjnë këtë.

4. Terrieri Jack Russell

I vrazhdë e i djallëzuar do të fillojë lehtësisht një konflikt me pronarin e tij nëse vëren se ai është i pavendosur. Këta qen janë të ashpër, të zgjuar dhe energjikë.

5. Rottweiler

Ky qen i fortë mund të jetë një kafshë shtëpiake e mrekullueshme, por vetëm me një pronar me përvojë dhe nëse është i trajnuar mirë pa u dorëzuar dhe me qëndrueshmëri të fortë. Nëse mungon disiplina, Rottweiler mund të fillojë të sillet si një udhëheqës i grupit dhe më pas madje të tregojë agresion. /Telegrafi/