LAJMI I FUNDIT:

Pesë qytetarë bllokohen në veturë nga reshjet e borës në Kurillovë të Vushtrrisë, Policia u del në ndihmë  

Pesë qytetarë bllokohen në veturë nga reshjet e borës në Kurillovë të Vushtrrisë, Policia u del në ndihmë  
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicë ka bërë të ditur se pesë persona me veturën tyre kanë mbetur të bllokuar nga bora në rrugën e fshatit Kurillovë të Vushtrrisë, ndërsa u kanë dalë në ndihmë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se gatishmëria e zyrtarëve policor për të shërbyer dhe ndihmuar qytetarët në çdo lloj rrethane është dhe mbetet mision i vazhdueshëm i angazhimeve policore.


“Një angazhim i tillë i zyrtarëve policorë është dëshmuar edhe gjatë natës së kaluar në Vushtrri, ku rreth orës 03:00, të datës 8 shkurt 2022, policia kishte pranuar një informacion se pesë persona me veturën tyre kanë mbetur të bllokuar nga bora në rrugën e fshatit Kurillovë të Vushtrrisë.

Njësitet policore, menjëherë janë nisur në drejtim të fshatit Kurillovë që gjendet në një zonë malore dhe një largësi të konsiderueshme nga qyteti i Vushtrrisë.

Për shkak të kushteve atmosferike dhe reshjeve të vazhdueshme të borës, gjatë rrugës kanë hasur vështirësi për të qarkulluar më tutje”, thuhet më tej në njoftim.

Siç bëhet e ditur për të arritur në lokacionin ku ndodhej vetura dhe personat, policia ka ftuar kompaninë për mirëmbajtjen rrugëve që të hapë rrugën, më pas policia kanë arritur t’i gjejnë personat të cilëve u ka ndihmuar të kthehen në qytetin e Vushtrrisë.

“Policia, mbetet e përkushtuar të shërbej dhe t’u dalë në ndihmë qytetarëve në çdo kohë dhe rrethanë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori