LAJMI I FUNDIT:

Pesë partitë politike që dështuan të kalojnë pragun zgjedhor në shtatë legjislatura

Pesë partitë politike që dështuan të kalojnë pragun zgjedhor në shtatë legjislatura

Që nga viti 2001 në Kosovë janë mbajtur shtatë palë zgjedhje parlamentare, duke llogaritur këtu edhe zgjedhjet e fundit të mbajtura më 6 tetor.

Disa nga partitë politike kanë arritur që të mbajnë votuesit e tyre, kështu duke siguruar ulëset e tyre në parlamentin e Kosovës për vite më radhë. Mirëpo fati i mirë nuk i përcolli disa nga paritë e formuara pas luftës, transmeton Telegrafi.


Në vitin 2007 Partia Reformiste Ora e themeluar nga Veton Surroi pati dështuar të hyjë në parlament. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007, kjo parti kishte marrë vetëm 4.1 për qind të votave duke mos arritur të kalojë pragun zgjedhor.

Në Kuvend të Kosovës patë dështuar të hyjë edhe partia FER, e themeluar nga Shpend Ahmeti e Ilir Deda. Kjo parti kishte kandiduar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 me 81 kandidatë për deputetë, të cilët nuk kishin mundur të sigurojnë votat e mjaftueshme për tu bërë deputetë. FER në atë kohë kishte marrë vetëm 2.17 %

Gjithashtu, disfatë kishte përjetuar edhe Lidhja Demokratike e Dardanisë me 2.14 për qind, kjo parti kishte mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2010.

Më poshtë fotografi ilustruese nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku mund t’i shihni rezultatet e partisë FER dhe LDD:

Përveç partive të përmendura më lartë, vota të mjaftueshme për të hyrë në kuvend nuk kanë arritur të marrin as Aleanca Kosova e Re dhe Nisma Socialdemokrate.

Këto dy parti të cilat në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit kandiduan së bashku, nuk arritën të kalojnë pragun zgjedhor. Duke marrë vetëm 4.98 për qind të votave. /Telegrafi/

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor, 2019: 

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori