Është mirë e njohur që tiroidet kontrollojnë metabolizmin, dhe vetvetiu edhe peshën. Mirëpo, gjëndra tiroide ndikon edhe në pesë organe të rëndësishme në trup!
Hormonet kryesore të cilat i tajit gjëndra tiroide janë triodtironina (T3) dhe tiroksina (T4). Mirëpo, gjëndra tiroide ndikon edhe në pesë organe të rëndësishme në trup, transmeton Telegrafi.
Zemra
Hormonet e gjëndrës tiroide ndikojnë në pulsin dhe ndihmojnë në kontrollin e qarkullimit të gjakut duke relaksuar anët e enëve të gjakut.
Vezoret
Hormonet e gjëndrës tiroide ndikojnë edhe në ciklin menstrual. Niveli i çrregulluar i hormoneve shkakton menstruacione dhe ovulacion të çrregullt.
Eshtrat
Hormonet e gjëndrës tiroide drejtojnë shpejtësinë me të cilën zbërthehen indet e vjetra eshtërore. Nëse ai proces është i shpejtuar, indet e vjetra shkatërrohen para se të mundë të zëvendësohen, gjë që çon në osteoporozë.
Truri
Niveli i ulët i hormoneve të gjëndrës tiroide rezulton me harresë, probleme me përqendrim dhe depresion. Fatmirësisht, këto probleme mund të zgjidhen me terapi hormonesh sintetike.
Lëkura
Nëse gjëndra tiroide nuk është mjaftueshëm aktive (gjendje të cilën e quajmë hipotireozë), trupi pushon të prodhojë dhe i refuzon qelizat e lëkurës me ritëm normal. Qelizat e këtilla të grumbulluara shkaktojnë thatësi të lëkurës pa shkëlqim. Rritja e flokëve dhe e thonjve gjithashtu ngadalësohet.
Faktorët që e shkaktojnë dhe përkujdesja
Gjëndra e tiroides ndodhet e vendosur në pjesën e përparme të qafës, forma e secilës ngjason me krahët e një fluture. Kjo gjëndër është përgjegjëse për prodhimin e hormoneve të tiroides, të cilat kanë ndikim të rëndësishëm në të gjithë indet e trupit duke ndihmuar rritjen e aktivitetit qelizor.
Gjëndrat tiroide kanë këto shenja: dalja jashtë e kokërdhokëve të syrit, sytë janë të shkëlqyeshëm e të gjallë, kanë dridhje duarsh, kanë dobësim trupi, rrahjet e zemrës bëhen më të shpeshta dhe më të forta.
Të sëmurët me gjëndra tiroide preken shpejt, qajnë për hiç gjë, kanë dhimbje koke, lëkura rri e djersitur dhe e ngrohtë, shpesh e skuqur, kanë heqje barku, çrregullime menstruacionesh tek gratë, shtrëngesa të gjoksit, bllokim të frymëmarrjes.
Kujdesi tek pacientët që kanë probleme me funksionimin normal të gjëndrave të tiroides duhet të jetë maksimal. Këta pacientë duhet të kujdesen që sasia e jodit që i japin organizmit të jetë nën nivel të mjaftueshëm.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi