Vitet 1980 mbeten një dekadë e paharrueshme për adhuruesit e motoçikletave, ku shpejtësia dhe stili u bënë pjesë e pandashme e industrisë.

Dhe edhe sot, motoçikletat e asaj periudhe janë ende ikonike, dhe ndikimi i kulturës pop e forcoi këtë status.


Kush mund ta harrojë Tom Cruise duke ngarë Kawasaki GPZ900R në filmin “Top Gun” (1986), Prince me Honda CB400A në “Purple Rain” (1984), ose John Rambo të Sylvester Stallone duke ikur me Yamaha XT 250 në “First Blood” (1982)?

Kujtojmë se gjatë viteve 1980, prodhuesit krijuan makina me pasion, duke ofruar një gamë të gjerë modelesh që kombinonin performancën e lartë me dizajnin tërheqës. Disa nga këto motoçikleta janë ndër më të shpejtat e asaj periudhe dhe vazhdojnë të lavdërohen edhe sot.

Në fund mund të themi se dekada e viteve 1980 na dha modele që nuk harrohen – disa prej të cilave ua sjellim më poshtë - duke lënë një trashëgimi të fortë në botën e motoçikletave. /Telegrafi/

Yamaha V-Max nga fundi i viteve 1980 kishte shpejtësi maksimale rreth 240–241 km/h.

Honda VF1000R nga vitet 1980 kishte shpejtësi maksimale rreth 240 km/h.

Kawasaki GPZ900R nga vitet 1980 kishte shpejtësi maksimale rreth 241–248 km/h.

Suzuki GSX-R1100 nga vitet 1980 kishte shpejtësi maksimale rreth në 250 km/h.

Kawasaki Ninja ZX-10 Tomcat nga fundi i viteve 1980 kishte shpejtësi maksimale rreth 266 km/h.