LAJMI I FUNDIT:

Pesë marifete për të pushuar lemzën

Pesë marifete për të pushuar lemzën

Lemza është një tkurrje e papritur dhe e pavullnetshme e diafragmës, muskuli që ndan kraharorin nga barku. Përse shfaqet?

Ende nuk dihet me siguri, por shkaqet mund të jenë alkooli, duhani, stresi. Zakonisht pushon vetë pas disa minutash, por ndonjëherë vazhdon me orë.

Lemza nxitet nga një tkurrje e pavullnetshme e diafragmës, muskuli që ndan hapësirën e kraharorit nga ajo e barkut. Diafragma luan një rol të rëndësishëm në frymëmarrje. Çdo tkurrje e saj pasohet nga një mbyllje e papritur e kordave vokale, të cilat prodhojnë tingullin karakteristik gjatë lemzës.

Lemzat mund të shkaktohen nga ngrënia e vakteve të rënda, nga pijet alkoolike ose nga emocionet e papritura, transmeton Telegrafi.

Në raste të tjera lemza mund të shkaktohet nga një infeksioni i një pjese të trurit ose të sistemit nervor qendror.

Lemza e përsëritur shumë herë mund të jetë simptomë e shqetësimeve të stomakut, veshkave, zemrës, mushkërive. Ritmi i lemzës mund të jetë i shpejt ose i avashtë. Në rastet e rrezikshme ajo është e shpeshtë dhe e shpejtë, dhe pacienti shfaq shenja lodhje.

Mënyrat e ndalimit të lemzës pa shkuar tek mjeku janë të shumta sidomos për rastet ku nuk paraqet probleme anësore.

1. Mbaje frymën dhe numëro deri në 30. Nëse lemza vjen, gëlltit pështymën. Pastaj lëre frymën të dalë me ngadalë nga goja.

2. Pi një gotë me ujë nga ana “e gabuar” e gotës, duke u përkulur përpara. Që të mos lodhesh shumë, mund t’i kërkosh dikujt që të ta mbajë gotën kur ti të pish.

3. Pi ujë me akull, ha pak akull.

4. Bëj një gargarë me ujë të ftohtë: temperatura e ulët mund të bllokojë mekanizmin e lemzës.

5. Përtyp dhe gëlltit një copë bukë të thatë ose një lugë me sheqer: kafshimi ndihmon në ndaljen e impulseve nervoze që shkaktojnë lemzën.

Por nëse lemza nuk pushon brenda disa orëve, shko te mjeku: mund të jetë simptomë e shqetësimeve të tjera. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori