LAJMI I FUNDIT:

Pesë lëndë rrezikojnë të kthehen në pikën zero, “TNT”, “Monstra”, “Talir”, “Tenderët” dhe “Toplik” varen nga vendimi i Këshillit Gjyqësor

Pesë lëndë rrezikojnë të kthehen në pikën zero, “TNT”, “Monstra”, “Talir”, “Tenderët” dhe “Toplik” varen nga vendimi i Këshillit Gjyqësor

Përveç lëndës TNT, edhe lëndë tjera si Monstra, Talir, Tenderët dhe Toplik rrezikojnë të kthehen nga pika 0. Krejt kjo shkaku se gjykatëses porote Liljana Ivanovska Koçkovska, të cilës i ka skaduar mandati ligjor. Këtë e pohon edhe juristi Miralem Asani, duke thënë se çfarëdo ndryshimi të ketë në trupin gjykues seanca duhet të nisë nga fillimi.

“Sipas Ligjit mbi procedurë penale çdo ndryshim të trupit gjykues, që do të thotë gjykatës porot , gjykatësi që gjykon lëndën bashke me gjykatësin ndihmës do të thotë çfarëdo ndryshimi të ketë në trupin gjykues seancë duhet të nisë nga fillimi, që do të thotë nisen prej pikës 0”, u shpreh Miralem Asani, jurist.


Seanca e radhës për lëndën TNT është më 13 janar. Por edhe nëse gjykatësja porote Liljana Ivanovska Koçkovska shfaqet në seancë ajo nuk do të përgjigjet penalisht. Sipas Asani, Këshilli gjyqësor është i vetmi organ përgjegjës për shkarkimin e gjykatësve porot. Ai vlerëson se Këshilli gjyqësor e njeh shumë mirë Ligjin për procedurë penale dhe me vetëdije nuk ka ndërmarr diçka për ta shkarkuar gjykatësen, sepse është në interes të shtetit dhe të procedurës që gjykatësja porote të vazhdojë me punë.

“Në rastin konkret duhet që kryetari i gjykatës ta informoj Këshillin gjyqësor që të njëjtit kanë plotësuar kushtet për pension dhe t’i shkarkoj Këshilli gjyqësor. Përderisa të njëjtit nuk janë të shkarkuar nga organi që i ka emëruar dhe në rastin konkret është Këshilli gjyqësor apo kryetari i gjykatës atëherë ato vazhdojnë me punë deri sa nuk bëhet tërheqja ose shkarkimi i tyre. Ato nuk mund të paditen penalisht për shkak se ato i ka zgjedhur Këshilli Republikan gjyqësor dhe të njëjtit kanë mandat deri sa t’i tërheq ose shkarkoj vetë Këshilli dhe për këtë arsye nuk kanë përgjegjësi penale meqë organi është ai i cili i zgjedh i emëron dhe nuk varet prej vullnetit të tyre”, deklaroi Miralem Asani, jurist.

Në seancën e Këshillit gjyqësor që është mbajtur më 25 dhjetor 2019 në rend dite ishte edhe shqyrtimi i mandatit të gjykatëses porote, por seanca u shty për shkak të mungesës së kuorumit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori